img-0

Dermatiti, flet mjeku dermatolog italian Corrado Quadrini!

img-8

‍⚕️➡️Dermatiti është një nga problemet më të zakonshme të lëkurës si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët. Është një gjendje inflamatore të lëkurës, e karakterizuar nga skuqje, kruajtje dhe acarim.

Llojet kryesore të kësaj sëmundje të lëkurës dhe karakteristikat e tyre:

➡️Dermatiti atopik – ose ekzema atopike – është një sëmundje jo ngjitëse e lëkurës që prek kryesisht fëmijët.

➡️Dermatiti Seborrheik shfaqet kryesisht në lëkurën e kokës, por mund të ndodhë edhe në zonën e sqetullave, organet gjenitale të jashtme, fytyrë dhe veshë. Karakterizohet nga prania e inflamacionit të fortë me shfaqjen e njollave të kuqe – të cilat shpesh gabohen për rosacea.

➡️Dermatiti i kontaktit – Shkaktohet nga kontakti me substanca irrituese me origjinë natyrale ose kimike. Ky lloj dermatiti ndodh në zonën e lëkurës që ka rënë në kontakt me alergjenin. Kjo patologji e lëkurës karakterizohet nga inflamacion i kuqërremtë me konture. Përveç inflamacionit, manifestohet me formimin e koreve dhe një ndjenjë e fortë e kruajtjes.

➡️Dermatiti i lidhur ngushtë me intolerancën ndaj glutenit dhe sëmundjen celiake.

➡️Dermatiti i stresit – është një formë e inflamacionit të lëkurës që shfaqet papritur, pa praninë e faktorëve të veçantë nxitës dhe që përkon me periudha stresuese të jetës.

➡️Dermatiti perioral – Kjo patologji e lëkurës ndodh në fytyrë dhe konkretisht në zonën përreth buzëve, megjithëse mund të shtrihet edhe në zona të tjera të fytyrës siç janë faqet, mjekër dhe ballë. Dermatiti perioral shfaqet në formën e ekzemës me puçrra dhe vezikula, të shoqëruara me djegie në gojë.

➡️Dermatiti i djersës, i quajtur edhe Miliaria ose Sudamina, është një acarim i lëkurës së shkaktuar nga djersa. Kur tubat ekskretues të gjëndrave të djersës bllokohen, djersa lëshohet nën lëkurë dhe kjo shkakton skuqje me njolla të kuqe, kruajtje dhe shfaqjen e fshikëzave të vogla.

☎️Kontakto departamentin e dermatologjisë në Salus në numrin 0682053180 / www.salus.al

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm