Depistimi i Anemisë

Anemia është një patologji që shoqërohet me nivel të ulët të hemoglobinës në qelizat e kuqe të gjakut. Hekuri në molekulën e hemoglobinës rregullon oksigjenin në mushkëri dhe e liron atë në indet ku oksigjeni gjeneron energji për trupin. Anemia mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe të dobët.

Ka shumë forma të anemisë, secila me karakteristikat e veçanta. Anemia mund të jetë e përkohshme ose afatgjate dhe mund të ketë pasoja të rënda nëse nuk trajtohet në kohë. Konsultoni menjëherë mjekun nëse dyshoni se mund të keni anemi, pasi mund të jetë një shenjë paralajmëruese e shumë sëmundjeve të tjera.

Ju mund të jeni në gjendje të parandaloni disa lloje të anemisë mbajtur një dietë të shëndetshme dhe të pasur.

Simptomat:

  • Lodhje
  • Dobësi
  • Lëkura e zbehtë ose e verdhë
  • Çrregullime të zemrës
  • Frymëmarrje jo e rregullt
  • Marramendje
  • Dhimbje gjoksi
  • Duar dhe këmbë të ftohta
  • Dhimbje koke

Në fillim, anemia mund të mos vihet re. Por simptomat mund të përkeqësohen. Kryeni një vizitë me mjekun nëse jeni të lodhur për arsye të pashpjegueshme. Disa anemi, të tilla si anemia e mungesës së hekurit ose mungesa e vitaminës B-12, janë të zakonshme. Lodhja ka shumë shkaqe përveç anemisë, prandaj mos supozoni se nëse jeni të lodhur duhet të jeni anemik. Disa njerëz mësojnë se hemoglobina e tyre është e ulët, që tregon anemi, kur ata shkojnë për të dhuruar gjak. Nëse ju thuhet se nuk mund të dhuroni gjak për shkak të hemoglobinës së ulët, bëni një vizitë me mjekun.

Fëmijët <2 vjeç dhe gratë shtatzëna janë më së shumti në rrezik për anemi sepse kërkesat e tyre për hekurin janë më të larta se çdo grup tjetër.

Departmenti i Hematologjisë ne Salus +355 68 20 53 180

[email protected]

www.salus.al