Departamenti i Alergologjisë

Stina e pranverës, bashkë me gjelbërimin dhe bukuritë shumëngjyrëshe që e karakterizojnë, sjell me vete një sërë problemesh, të vogla në dukje, për ata persona që kanë patur “fatin” të trashëgojnë predispozitën gjenetike për alergji, shtuar riskut lidhur me ndotjen urbane dhe ngrohjen globale.

Alergjitë janë të shumëllojshme, duke nisur që nga alergjia respiratore (alergjenët e ajrit), alergjia ushqimore, sëmundjet alergjike të lëkurës ku futen dermatitet alergjike të kontaktit, urtikaria, dermatiti atopik që hasen kryesisht tek fëmijët që lindin me “rjebull”.

Në varësi të organeve të përfshira, simptomat e alergjisë janë të ndryshme. Alergjitë ajrore janë alergji të cilat shprehen me rinit alergjik, me konjuktivit alergjik, laringit alergjik, sinuzit kronik, astme bronkiale dhe shfaqin simptoma si:

Teshtima, rrjedhje/ bllokim hundësh, lotim të syve, kruajtje të syve, të fytit, të veshëve nga brenda, marrje të zërit, dhimbje të kokës, vështirësi në frymëmarrje, kollë, zhurma në kraharor, të cilat përsëriten me kontaktin me alergjenin dhe zgjasin për një periudhë të gjatë kohore.

Por, ajo qe duhet të theksojmë është se trajtimi në kohë i alergjive, shmang progresionin e sëmundjes dhe përmirëson cilësinë e jetës së pacientit.

Departamenti i Alergologjisë në Salus, ofron shërbime për diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha sëmundjeve alergjike si ato të rrugëve të frymëmarrjes po ashtu edhe të lëkurës. Për diagnostikim kryhen konsulta me mjekun alergolog dhe ekzaminime të ndryshme në lekurë dhe në gjak.

Kujdesuni për shëndetin tuaj duke telefonuar tani në numrat e kontaktit që ilustrohen në vijim.

📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al