Dëmtimi i ligamenteve

➡️ Dëmtimet e ligamentit
Megjithëse ligamentet janë në thelb të forta dhe të ngurta, tensionet e papritura dhe forcat mund të shkaktojnë dëmtimin e tyre. Dëmtimi dhe dhimbja pasuese që shfaqet kur shkëputen fibrat, dhe ashpërsia e dëmtimit vetë, varet nga masa në të cilën ato dëmtohen. Kur një ligament shtrihet përtej një pike të caktuar, mund të ndodhë që i njëjti ligament të mos kthehet në gjendjen e tij origjinale.

➡️Ligamenti kruciat (i kryqëzuar) anterior është ligamenti i gjurit që dëmtohet më shpesh. Personat që pësojnë dëmtime të ligamentit të kryqëzuar të përparmë janë më së shumti ata që merren me aktivitet atletike.

Ka lloje të shumta lëndimesh që mund të ndikojnë tek tendinat dhe ligamentet e gjurit. Tre nga më të zakonshmet jane dëmtimet e ACL (Ligamenti Kruciat Anterior), LCL(Ligamenti Lateral Kolateral) dhe PCL (Ligamenti Kruciat Posterior).

➡️Tre mundesite e trajtimit
Intensiteti i trajtimit dhe koha e shkurtër e rikuperimit të gjurit gjithmonë varen nga ashpërsia e dëmtimit. Në disa raste ( kur lëndimet janë të vogla PCL), pushimi, kompresa dhe mbajtja e këmbës ngritur mund të jetë e mjaftueshme për të shëruar plotësisht ligamentin e demtuar. Në raste më serioze, mund të rekomandohet një nga këto tri mundësi trajtimi:

✅Terapi fizike
Forcimi i gjurit dhe i muskujve, tendinave dhe ligamenteve përreth tij mund të ndihmojnë në riparimin e lëndimeve të ligamenteve. Ushtrime të veçanta të trajtimit të lëndimeve të ligamentit të gjurit mund të ndihmojnë në riparimin e dëmtimeve dhe rikthimin e funksionit të plotë të gjurit.

Mbrojtëse të gjurit
Veshja e mbajtësit të gjurit (dhe në raste më serioze, duke përdorur paterica) mund të ndihmojë në stabilizimin e gjurit dhe në parandalimin e lëvizjeve anësore që mund të rrisin dëmtimin e ligamentit duke parandaluar shërimin dhe zgjatur kohën e rimëkëmbjes së gjurit.

Kirurgji
Nëse ligamenti juaj i dëmtuar është i lidhur me lëndime të tjera ose i keputur në një mënyrë që parandalon shërimin normal, mjeku juaj mund t’ju rekomandojë një zgjidhje kirurgjikale.

✅♻️Dëmtimet e gjurit verifikohen permes rezonances magnetike e cila ne Salus kushton vetëm 60 euro!

☎️Kontakto në nr. 042390500 / 0682053180 mjekët tanë ortopedë të specializuar në kirurgjinë e ligamenteve si Dr. Diego Ghinelli, Dr. Sandro Luziatelli, Dr. Di Placido dhe Dr. Naccari!

➕Salus, spitali yt!
.

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm