Dëmtimet sportive

Dëmtimet sportive i njohim ndryshe edhe me termin traumatologji sportive, duke nënkuptuar kështu çdo lloj traume që ndodh gjatë aktiviteteve sportive. Ka te bejë me traumatologjinë e sistemit muskuloskeletal dhe perfshin,demtime në muskuj, tendine, ligament dhe dëmtim kërci.
Dëmtimet muskulare janë ngjarje të shpeshta në të gjitha disiplinat sportive, duke përfaqësuar rreth 25% të traumave të sportit.
▶️Traumat ndahen në trauma direkte dhe trauma indirekte. Traumat ndodhin në mënyrë direkte, kur shoqërohen me një goditje nga një subjekt i jashtëm, nga një goditje e dhunshme e fuqishme. Shoqërohet me dhimbje, hematoma, deri në këputje fijesh muskulore. Sa më e fortë dhe e dhunshme të jetë goditja, aq më i madh është dëmi i shkaktuar.

▶️Në mënyrë indirekte kur këto ndodhin nga një gjendje e muskulit, jo e përgatitur për aktivitetin e kryer dhe ndodhin fenomenet e mësipërme: tërheqje, ngërçe ose këputje.
Por cilat janë shkaqet më të zakonshme të demtimeve sportive:
Kushte apo terreni i papërshtatshem
Mungesa e paisjeve te duhura per ambientet sportive
Mos nxehja muskulare
Sforcimi i tepruar i trupit, qe shkakton dhimbje muskulare etj.

Dëmtimet me të shpeshta janë:

Traumatologjia (ose demtimet) e gjurit si:
Demtime të ligamenteve,
Demtim i meniskut
Demtim i kercit,etj

Traumatologjia e artikulacionit talo-krural: terheqje, fraktura dhe ndrydhje te kaviljes,etj

Traumatologjia e shpatulles: luksacion i shpatulles, frakture e klavikules, rupture e tendinit supraspinatus etj.