Çrregullimet e të ngrënit: Njohja dhe trajtimi.

-Çrregullimet e të ngrënit janë çrregullime komplekse të karakterizuara nga një preokupim i tepruar i individit me peshën trupore dhe pamjen e jashtme që çon në sjellje jofunksionale të rrezikshme për jetën si:  dieta strikte, stërvitja e tepërt, metodat per provokim të vjellash ose ngrënia e tepërt.

-Crregullimet e të ngrënit lidhen me paragjykimet e forta që kanë rreth peshës dhe formës së trupit te cilat jane në fakt sëmundje komplekse mjekësore dhe psikiatrike.

-Shoqata Amerikane e Psikiatrisë, në Manualin e saj Diagnostikues dhe Statistikor, i klasifikon çrregullimet e të ngrënit në 3 lloje:

  • Anoreksia nervore
  • Bulimia nervore
  • Çrregullime të tjera të specifikuara të ushqyerjes

-Njerëzit që kanë një çrregullim të të ngrënit (p.sh. anoreksi nervore, bulimi nervore, çrregullime të ngrënies së tepërt, çrregullime të tjera të specifikuara të ushqyerjes dhe të ngrënit) përjetojnë komplikacione fizike, komorbiditet psikologjik, cilësi të dobët të jetës, probleme në mardhënie, shqetësim emocional, izolim social dhe disavantazh ekonomik. Rreziku i vdekjes së hershme në këtë popullatë është ndër më të lartat në mesin e pacientëve me çrregullime psikiatrike, qoftë për shkak të komplikacioneve fizike (p.sh., kequshqyerja) ose çështjeve të shëndetit mendor (p.sh., vetëvrasja). Familjet, kujdestarët dhe të dashurit e tyre gjithashtu vuajnë si pasojë e çrregullimit të të ngrënit, duke përjetuar nivele të larta stresi.

-Rreth 90% e rasteve të çrregullimeve të të ngrënit janë femra dhe shumica janë me peshë normale(vetëm 15-20% plotësojnë kriteret për anoreksinë nervore).Disa grupe janë në rrezik më të madh të zhvillimit të çrregullimeve të të ngrënit (p.sh., ata që punojnë ose studiojnë në zona ku ka një fokus të lartë në pamjen fizike, si kërcimtarët, modelet ose atletët). Të tjerët janë në rrezik veçanërisht të lartë të komplikimeve nëse zhvillojnë një çrregullim të të ngrënit (p.sh., ata me diabet të tipit 1).

-Çrregullimet e të ngrënit zakonisht kanë origjinën e tyre në adoleshencë, por shpesh nuk identifikohen në kohë.

Shkaqet e çrregullimeve të të ngrënit janë një përzierje faktorësh: socialë, biologjikë, psikologjikë dhe ndërpersonale. Këta faktorë përfshijnë:

  • Kequshqyerjen
  • Izolimin dhe shmangien sociale
  • Përgjigjet emocionale (veçanërisht ankthi dhe depresioni);
  • Vështirësi njohëse (psh, përqendrimin, të menduarit e ngushtuar, kujtesa, paragjykimet, vëmendja)
  • Shqetësim mbi imazhin (vetëvlerësim i ulët);
  • Sjelljet që zmadhojnë problemin (psh, shmangia e ushqimit; sjelljet si provokimi i të vjellave, kontrolli i ndjesisë së urisë & ngopjes).

Ristabilizimi i regjimit të të ushqyerit është një pjesë kyçe e terapise efektive ndaj ushqimit, qoftë duke marrë parasysh shëndetin fizik të pacientëve apo rezultatet e psikoterapisë (p.sh. vaktet familjare; restaurimi i peshës; ndërprerja e ngrënies së tepërt dhe të vjellat). Ndikimi i të ushqyerit është, ndër të tjera, biologjik (p.sh. rifillimi i menstruacioneve dhe riparimi i strukturës kockore); njohës (p.sh., fleksibiliteti i mendimit); emocional (p.sh., stabilizimi i humorit); dhe ndërpersonal (p.sh., rivendosja e aftësive sociale).

Për më tepër informacion na shkruani ose kontaktoni në numrat e telefonit:
+355 682053180
+355 4 23 90 500