Çrregullimet e humorit

Çrregullimet e humorit (të quajtura gjithashtu crregullimet afektive) përfshijnë spektrin e emocioneve që variojne nga depresioni i thellë në ngazëllimin e shfrenuar dhe në mani.

Humori i ngazëllyer ose i deprimuar dominon tablonë klinike, por padyshim qe humori nuk është i vetmi problem për pacientët me çrregullime të humorit.

Simptomat fizike, sjellja vetëdstruktive, humbja e funksionimit shoqëror dhe dëmtimi i njohjes së realitetit shpesh shoqërojnë depresionin dhe maninë, duke paraqitur veshtirësi dhe nganjeherë probleme kercenuese për jetën e pacientëve dhe familjarëve të tyre.

Ne të gjithë jemi subjekt i ndryshimeve të humorit në jetën tonë të perditshme. Ndenjat e hidhërimit dhe të mosaprovimit janë pjesë normale e ekzistencës humane. Për fat te mirë keshtu janë dhe ndjenjat e gëzimit ose të ngazëllimit.
Atëherë si mundemi ne të dallojme humorin normal nga ai patologjik, jo normal?

❗️⚠️Për të diferencuar këtë, pacienti duhet ti pergjigjet pyetjeve të meposhtme:
1-Sa intensiv eshte humori dhe per sa kohe zgjat ai?
2-A shoqerojne simptomat fizike ndryshimet e humorit?
3-A çrregullon humori aktivitetin normal ditor?
4-A eshte i afte ai te njohe demtimin e realitetit?
5-A perben humori rrezik per pacientin apo njerezit e tjere?

❗️⚠️Klasifikimi klasik i crregullimeve te humorit është ai unipolar-bipolar
1-Crregullimet e humorit unipolar karakterizohen nga episode depresioni por pa episode ngazëllimi.
2-Crregullimet e humorit bipolar jane crregullime ku jane te pranishme ne periudha te ndryshme gjate dekursit te semundjes, si depresioni ashtu dhe ngazellimi, ose ne disa raste manifestohen te dyja ne gjendje te perzier.

1-Crregullimet depresive. Depresioni është një prej sëmundjeve mendore me të zakonshme. Ne te vertete 1 ne 10 te rritur gjate jetës së tij / saj perjetojne nje ose me shume episode depresioni. Rreziku per te zhvilluar depresion gjate jetes vleresohet deri ne 30%. Mosha me e zakonshme e fillimit te semundjes varjon nga 20-50 vjec. Ky crregullim eshte dy here me i zakonshem tek grate se tek burrat. Depresioni eshte me i zakonshem ne shtresat social-ekonomike me te larta.

Tabloja klinike e depresionit ndryshon shume. Nje pacient mund te mbyllet ne vetvete, nje tjeter mund te kete dhimbje te ndryshme trupore ndersa nje i trete mund te tmerrohet se bashkeshortja e tij po pergatitet qe ta vrase. Pavaresisht kesaj ne crregullimet depresive gjejme keto simptoma: humor te ulur, paaftesi per te provuar kenaqesi nga aktivitetet e meparshme te pelqyeshme (ose anhedonia), ankth, crregullim te gjumit, te oreksit, humbje te energjise, te libidos, veshtiresi ne perqendrim, mendime suicidale etj.

2-Crregullimet Bipolare. Ne menyre steriotipike keto patologji lekunden nga mania e eger ne depresionin e thelle dhe perseri prapa te mania. Episodi i pare maniakal shfaqet para moshes 30 vjec. Megjithate nje pjese e pacienteve e zhvillojne episodin e pare ne moshen 40 vjec. Episodi i pare mbi moshen 50 vjec eshte i jashtezakonshem. Ky crregullim eshte pothuajse po aq i zakonshem tek meshkujt si dhe tek femrat. Tipari dallues dhe me dramatik i semundjes eshte ngazellimi. Ashtu si depresioni, ngazellimi perfshin nje spekter te gjere humoresh, qe lekunden nga gjendjet normale te euforise dhe gezimit, deri ne ngazellime patologjike te njohura si mani apo hipomani. Mania nenkupton ngazellim ekstrem, hiperaktivitet, eksitacion psiko-motor, te folur te pershpejtuar, te menduar te corganizuar. Hipomania i perket nje sindromi te ngjashem por jo aq te rende sa mania. Simptoma te tjera te rendesishme ne pacientet me crregullim bipolar: fluturimi i mendimeve, distraksioni i vemendjes, vetvleresimi i tepruar, pakesimi i nevojes per gjume, deluzionet dhe halucinacionet. Incidenca duket se eshte pak a shume me e larte ne shtresat me status me te larte social-ekonomik.

☎️Nëse vuani nga çrregullimet e humorit ose vëreni se një i afërmi juaj ka simptomat e mësipërme, kontaktoni me mjekun tonë psikiatër Dr. Taulant Pengili në numrin 0682053180 / www.salus.al

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm