Çrregullimet e ankthit

Ankthi përkufizohet si një ndjesi emocionale e pakëndshme që karakterizohet nga një sens i përgjithshëm i rrezikut, tmerrit dhe një përgjigje fiziologjike të lartë. Çrregullimi i ankthit është një diagnozë shume më komplekse sesa koncepti i thjeshtë i ankthit dhe qe te quhet i tille duhet te plotesoje disa kritere diagnostike perkatese.

Ankthi patologjik karakterizohet nga vuajtje qofte dhe nga nje ngacmim i jashtem minimal e i parendesishem si dhe nga nje nivel i larte simptomash e shqetesimesh, te cilat vazhdojne te jene te qendrueshme ne kohe dhe qe shoqerohen me strategji specifike te sjelljes si p.sh shmangie. Prevalenca e crregullimeve te ankthit ne nje vleresim global ne vitin 2018 evidenton qe 284 milion njerez kane kaluar nje crregullim ankthi, nder te cilet 63 % jane femra (179 milion) dhe 37% meshkuj (105 milion). Ne Shqiperi nuk ka shifra te sakta per popullsine adulte ndersa ne adoleshentet statistikat tregojne qe te pakten 20% e tyre kane kaluar nje episod ankthi.


Ankthi manifestohet me disa lloje simptomash:

1.Simptoma fizike-fiziologjike: Rrahje te shpeshta te zemres, shtim te ritmit te frymemarrjes, djersitje e shtuar, dhimbje gjoksi, dobesi trupore etj.

2.Simptoma emocionale:Nervozizem ne rritje,frika e humbjes se kontrollit,frika se mos vdes papritur e tjer.

3.Simptomat e sjelljes: Shmangie nga situatat dhe mendimet e rikthyeshme te ideve fikse zakonisht te natyres obsesive.

4.Simptomat e njohjes (konjitive):Ngadalesim te proceseve njohese ose gabime ne te gjykuar mbi demtimet e mundshme trupore.


Klasifikimi i crregullimeve te ankthit:

1.Crregullimi i stresit akut: Karakterizohet nga nje reagim i menjehershem si pasoje e ekspozimit ndaj cdo lloj faktori stresues.

2.Crregullimi i ankthit te pergjithesuar:Karakterizohet me shqetesim te tepruar,gjitheperfshires dhe ka natyre kronike.

3.Crregullimi i stresit pas traumes:Shfaqet kur nje person ekspozohet ndaj nje ngjarje traumatike dhe shoqerohet me frike ose tmerr intensiv.

4.Crregullimi obsesiv-kompulsiv:Karakterizohet nga te menduar obsesiv dhe sjellje kompulsive. Obsesionet jane mendime irracionale ose impulse fikse te padeshiruara,te perseritura,nga te cilat pacienti e ka te pamundur te shkeputet dhe po aq te pamundur ti komandoje ato. Kompulsionet jane sjelljet e perseritura kompensatore per te lehtesuar shkallen e ankthit te shkaktuar nga mendimet obsesive.

5.Fobia sociale dhe crregullimet e fobive specifike:Fobia sociale:Frike e dukshme dhe e vazhdueshme ne situata apo veprimtari sociale Fobite specifike: Frike e tepruar,e paarsyeshme qe shkaktohet nga prania ose perfytyrimi dhe parashikimi i nje objekti apo situate te vecante.

6.Crregullimet e paspecifikuara te ankthit


Semundje organike qe mund te manifestojne simptoma te ankthit:

1.Semundje te sistemit kardio-vaskular:anemia,aritmite kardiake,ataket kardiake.

2.Semundjet e sistemit te frymemarrjes:astma bronkiale, SPOK, emfizema pulmonare.

3.Semundjet neurologjike:sindromet cerebrale pas traumave fizike,ne disa forma te Epilepsise, Sklerozes multiple.

4.Crregullime hormonale:hipoglicemia dhe hiperglicemia, hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi.

5.Perdorimi i zgjatur i kontraceptiveve oral dhe deficiti i vitaminave B1,B6,B12 dhe acidit folik.

Dr. Taulant Pengili, mjek psikiatër në Spitalin Salus pret për vizita të gjithë pacientët që vuajnë nga këto çrregullime! Kontakto 0682053180 / [email protected]