Cistoskopia Fleksibël, për çfarë shërben?

Cistoskopia Fleksibël, për çfarë shërben?
Është analizë që kryhet me anë të instrumentit Cistoskop, i cili futet nëpërmjet uretrës (kanalit urinar) dhe mjeku shikon në brendësi të uretrës dhe vezikës urinare.

Citoskopia shërben për të diagnostikuar:
Tumoret e vezikes urinare
Stenozën (ngushtimin) e uretrës (kanalit urinar)
Cistitin urinar (inflamacion)
Gurët (kalkul) vezikal
Hiperplazinë e prostatës

Kur duhet kryer?
Është i domosdoshëm në rastet kur pacienti ka parë gjak në urinë dhe kemi dyshim për tumor të vezikës urinare. Gjithashtu në disa raste kur ka djegie gjatë urinimit, apo urinim me fluks të dobët, ose urinim të veshtirë, infeksione urinare të përsëritura.

Si kryhet?
Pacienti qëndron shtrirë në shtrat (si në figurë), vendoset xhel me anestetik në uretër dhe futet instrumenti fleksibel i cili ka dimensione të tilla që nuk shkakton dhimbje.

Nuk ka nevojë për pregatitje të veçantë, pacienti duhet të urinojë para kryerjes së analizës, në mënyrë që vezika të jetë e zbrazur.