Cirroza e Mëlçisë

Është e njohur prania e gjerë në Shqipëri e hepatit viral kryesisht nga virusi B. Në Salus teknikat e përdorura nga gastroenterologët tanë janë në avangardë edhe falë kualifikimit të vazhduar të mjekëve që marrin pjesë vazhdimisht, si dëgjues dhe relatorë, në kurse dhe kongrese ndërkombëtare.

Cirroza është një sëmundje e rëndë e mëlçisë, ka evolucion të ngadaltë dhe vjen si pasojë e një patologjie të mëlçisë.

Cirroza, përveç se nga Hepatiti B (i cili është shaktari më i shpeshtë) mund të shkaktohet edhe nga:

➡️Hepatiti alkoolik- Alkooli e dëmton mëlçinë duke bllokuar metabolizmin e proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve.
➡️Hepatiti C kronik – Infeksioni nga virusi hepatitis C shkakton inflamacion të gradës së lehtë në mëlçi i cili me kalimin e kohës mund të rëndohet duke çuar në cirrozë.
➡️Hepatiti D kronik –  Hepatiti D është një virus i cili infekton mëlçinë, por kur është i pranishëm dhe hepatiti B.
➡️Hepatiti autoimun – Kjo lloj sëmundjeje shkaktohet nga një reaksion autoimun të organizmit I cili sulmon mëlçinë.
➡️Sëmundje të trashëguara. Sëmunjet e trashëguara mund të ndikojnë në mënyrën sesi mëlçia prodhon, përpunon dhe depoziton enzimat, proteinat, metalet dhe substanca të tjera që i nevojiten trupit për të kryer funksionet bazë.

➡️Steatoza hepatike jo alkoolike. Yndyrat grumbullohen në mëlçi dhe shkaktojnë dëmtime në inde.
➡️Bllokimi i kanaleve (duktuseve) biliare (të tëmthit). Kur kanalet nëpër të cilat rrjedh tëmthi bllokohen, lëngu kthehet mbrapsht dhe dëmton indet e heparit. Cirrosa biliare sekondare mund të ndodhë pas heqjes së fshikëzës së tëmthit në qoftë se kanalet janë dëmtuar aksidentalisht.
➡️Medikamentet, toksinat (helmet) dhe infeksionet – Ekspozimi për një kohë të gjatë në mjedise me toksina dhe infeksionet e shpeshta mund të çojnë në cirrozë.

Simptomat:
Shumë njerëz me cirrozë nuk kanë shenja në stadet fillestare të sëmundjes: lodhje, mungesë oreksi, të perziera, dobësi, dhimbjeabdominale, shenja në lëkurë, kapilarët e gjakut bëhen të dukshëm dhe kanë pamjen e rrjetës së merimanges.

Departamenti i Gastroenterologjise 042390500 / 0682053180