Cilat janë simptomat e depresionit?

Depresioni është sëmundje serioze e shëndetit mendor që ndikon negativisht në jetën tonë, në menyrën sesi ndihemi, sesi veprojmë dhe menyrën si mendojmë. Individet me depresion humbasin dëshirat për të bërë aktivitetet pwr tw cilat më parë kanë patur interes, i kaplon ndjenja e trishtimit dhe e plogeshtisë.
Depresioni nuk është thjeshtë një shqetësim normal, por është një sëmundje e cila zgjat me javë, muaj apo edhe vite nëse nuk kurohet me trajtimin e duhur profesional mjeksor.
Simptomat e depresionit përfshijnë:
• Gjendje vazhdimisht trishtuese
• Humbje e interesit në aktivitete që dikur ishin interesante apo të kenaqëshme
• Nivel i ulët i energjigjsë, lodhje, plogështi
• Humbje e oreksit/ shtim i oreksit
• Shqetësim i gjumit, pagjumësia
• Humbje e shpehjes emocionale
• Ndjenjat e mungesës së shpresës, pesimizmit, fajit, pavlefshmërisë ose vulnerabël
• Tërheqja sociale
• Probleme me përqendrimin, kujtesën apo marrjen e vendimeve;
• Nervozizmi ose irritimi i pazakontë
• Problemet e vazhdueshme fizike të tilla si dhimbje koke, çrregullime të tretjes ose dhimbje kronike që nuk i përgjigjen trajtimit
• Mendimet rreth vdekjes
Depresioni nuk zgjedh, kushdo mund të preket edhe nëse jeton në kushtet me optimale.
Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e depresionit:
• Faktorët biokimikë: Njerëzit me depresion të rëndë zakonisht vuajnë nga një çekulibër i kimikateve të caktuara në tru.
• Gjenetika: Depresioni mund të jetë I trashëguar në familje.
• Personaliteti: Individed më vetëbesim të ulet, pesimistët, njerzit që preken lehtë nga stresi janë me të predispozuar të vuajn nga depresioni.
• Faktorët e Jashtëm: ambjent i dhunshëm, vështirsi ekonomike, divorci, probleme personale mund të shkaktojnë depresion klinik.
Tajtimi i depresionit:
• Medikamentet- trajtimet mjekësore të specializuara.
• Trajtimi psikologjik- psikoterapia ose ‘’ terapia e të folurit’’.
• Ndërhyrjet sociale- aktivitete sociale, teknika relaksimi, ushtrime fizike të moderuara të rregullta etj.
📥Për të rezervuar konsultën ose për më tepër informacion na shkruani ose kontaktoni në numrat e telefonit:
+355 682053180
+355 4 23 90 500