Cilat janë shkaqet e hidrocelës?

👨‍⚕️Hidrocela është një grumbullim jo i dhimbshëm i lëngjeve ujore rreth njërit apo të dy testikujve. Hidrocelat janë të zakonshme tek të sapolindurit, por mund të shfaqen edhe tek të rriturit e çdo moshe.

🔺Shpeshherë hidrocela nuk shkakton simptoma por mund të vëreni zgjerim të skrotumit, dhimbje, ënjtje ose skuqje të skrotumit.

❓Cilat janë shkaqet e hidrocelës?
Kur hidrocela është e pranishme tek i porsalinduri ajo formohet për shkak të mungesës së ri-absorbimit të lëngut të pranishëm në qeset që formohen gjatë zhvillimit të testikujve.

🔺Në përgjithësi, gjatë lindjes, këto qeska janë plotësisht të mbyllura dhe nëse ka ndonjë lëng brenda ato quhen hidrocelë jo komunikuese. Në rastin e hidrocelës komunikuese, qeskat mbesin të hapura. Për më tepër, në vitet e para të jetës, ethet dhe infeksionet mund të shkaktojnë një rritje të lëngjeve në zgavrën e barkut, e cila në rast se një qeskë nuk është mbyllur siç duhet, mund të kalojë në skrotum.

🔺Tek të rriturit, një hidrocele mund të vijë si pasojë e inflamacionit të epididimës ose testikulit ose traumave në scrotum. Në këtë rast ne flasim për hidrocelë reaktive ose sekondare.

❓Cilat janë simptomat e hidrocelës?
Në mënyrë tipike simptoma e vetme e hidrocelës është një ënjtje pa dhimbje e skrotumit. Tek të rriturit, pesha mund të shkaktojë një ndjenjë shqetësimi.

❓Si të parandalojmë hidrocelën?
Nuk ka metoda për të parandaluar hidrocelën kongjenitale. Në vend të kësaj mund të shmanget hidrocela reaktive duke mbrojtur skrotumin nga traumat.

▶️▶️Nëse vëreni enjtje, skuqje apo edhe dhimbje të testikujve, kontaktoni menjëherë mjekun urolog

TË TJERA

Gastroskopia në Salus

👨‍⚕️🏥Gastroskopia është një ekzaminim ku mjeku specialist shikon në brendësi të traktit të sipërm tretës. Me anë të kësaj procedure ekzaminohet ezofagu, stomaku dhe duodeni

Lexo më shumë »

Hipertensioni arterial

👩‍⚕️Hipertensioni arterial është një sëmundje e përhapur në popullatën e rritur. Kjo sëmundje dëmton organizmin duke shkaktuar sëmundje të zemrës, veshkave, syve, trurit, etj dhe

Lexo më shumë »