Check Up Infeksionet e traktit respirator

Infeksionet e traktit respirator shkaktohen nga viruse e baktere dhe përfshijnë çdo infeksion të sinuseve, fytit, rrugëve të frymëmarrjes ose mushkërive.

🔹Infeksionet e traktit të sipërm respirator:
– Ftohja e zakonshme.
– Bajamet (infeksion i bajameve dhe indeve në pjesën e pasme të fytit).
– Sinusit (infeksion i sinuseve).
– Laringit (infeksion i laringut ose kutisë së zërit).
– Gripi.

🔹Infeksionet e traktit të poshtëm të frymëmarrjes:
– Gripi (mund të ndikojë në rrugët e sipërme ose të poshtme të frymëmarrjes).
– Bronkit (infeksion i rrugëve të frymëmarrjes).
– Pneumoni (infeksion i mushkërive).
– Bronkiolit (një infeksion i rrugëve të vogla të frymëmarrjes që prek foshnjat dhe fëmijët më të vegjël se dy vjeç).
– Tuberkulozi (infeksion bakterial i vazhdueshëm i mushkërive).

🔹Rekomandohet të konsultoheni me mjekun nëse:
– Keni një sistem imunitar të dobët.
– Simptomat tuaja tregojnë që mund të keni pneumoni, p.sh. nëse jeni duke u kollitur me mukus dhe gëlbazë të përgjakur.
– Keni probleme të mëparshme të zemrës, mushkërive, mëlçisë ose veshkave.
– Keni një gjendje që ndikon në sistemin tuaj nervor, siç është skleroza e shumëfishtë.
– Keni fibrozë cistike.
– Keni një gjendje kronike të mushkërive, siç është sëmundja pulmonare obstruktive kronike ose astma.

👉🏼Për më tepër informacion kontaktoni në numrat e telefonit:
📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al