Retinoidet njihen si analoge funksionale dhe strukturale te vitamines A, te cilet kane ndikim ne proliferimin dhe diferencimin qelizor, ne sistemin imun dhe zhvillimin embrionik.
Ato mund te perdoren ne rruge sistemike (nga goja) ose lokalisht (kremra). Perdorimi i tyre , si ne formen e administrimit, por edhe kohezgjatjen apo dozen, duhet te percaktohet nga mjeku pas nje vleresimi te detajuar te gjendjes se pergjithshme shendetesore dhe problematikes qe do te trajtohet.
Perdorimi lokal ne forme kremi i retinoideve, per trajtimin e akneve, plakjes, psoriasis, ekzemes apo gjendjeve te tjera shendetesore, eshte i kufizuar ne kohe, si pasoje e irritimeve te lekures. Ne ditet e para te perdorimit ne retinoideve lokale, eshte e pritshme te ndodhe irritim i lekures (ne rastin e akneve mund te verehet shtim i elemente papuloz), por permiresimi i lekures behet i dukshem pas perdorimit afatgjate te ketyre produkteve.
Ne rastet e terapise sistemike me retinoide, kerkohet perzgjedhje dhe monitorim i pacientit lidhur me toksicitetin qe mund te coje ne crregullime laboratorike (psh. rritje te yndyrnave, transaminazave); efekte anesore okulare, muskuloskeletike, endokrinologjike, hematologjike dhe teratogjenicitet.
Ne familjen e retinoideve bejne pjese disa molekula, te cilat ndryshojne nga mekanizmi i veprimit, vendi i depozitimit apo eleminimi nga organizmi. Disa prej tyre kane si qellim te veprojne mbi gjendrrat e yndyres, duke frenuar prodhimin e tyre (izotretionoina orale, adapalene krem); disa veprojne ne proliferimin dhe diferencimin qelizor.
Per sa i perket luftes ndaj demit te shkaktuar nga ekspozimi ultraviolet dhe plakja fiziologjike, rekomandohen kremra me permbajtje tretinoine, tazarotene, te cilat permiresojne rrudhat fine apo pigmentimet vatrore.
Pas perdorimit disa javor te ketyre kremrave, vihet re kompaktesim (ngjeshje) e shtreses siperfaqesore korneale, shtim i qelizave te reja, korrigjim i atipise qelizore, shperndarje e njetrajtshme e granulave te melanines, shtim i prodhimit te kolagjenit dhe eneve te reja te gjakut. Keto procese sjellin lekure te lemuar, shkelqim te saj, pakesim te rrudhave fine, pigmentim te njetrajtshem.
Dr. Amarda Cenko – Mjeke Dermatologe ne Spitalin Salus!
Kontakto 0682053180