Çfarë janë polipet nasale?

🔴ℹ️Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa jo-kanceroze beninje dhe jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës, por shpesh pacienti nuk ka dijeni për praninë e tyre sepse tek të vegjlit mund të mos shkaktojnë ndonjë problem.

🔷Polipet nazale mund vijnë si pasojë e një inflamacioni kronik për shkak të infeksioneve të përsëritura, astmës, alergjisë, ndjeshmërisë nga medikamentet apo disa çrregullime të imunitetit.

👉Simptomat e sinusitit kronik me polipe nazale janë:

➡️Skuqje të hundës
➡️Rrjedhje hundësh
➡️Kruarje të syve
➡️Probleme me shqisën e të nuhaturit
➡️Mungesë të sensit të shijes
➡️Dhimbje koke ose në fytyrë
➡️Dhimbje në pjesën e sipërme të dhëmbëve
➡️Një ndjesi presioni në ballë dhe fytyrë
➡️Gërhitje

✅Trajtimi :
↪️Në rastet me zmadhim jo shumë të shprehur është konservativ me medikamente të ndryshëm me pika në hundë, ose me rrugë të përgjithshme orale, intramuskulare apo venoze.

↪️Në rastet që trajtimi konservativ dështon apo kur pacienti paraqitet me probleme të mprehta atëherë nuk duhet nguruar trajtimi kirurgjikal që në thelb ka reduktimin e masës adenoide.

☎️🏥Spitali SALUS – Vizita dhe Nderhyrje
Kontakt: 042390500 / 0682053180

TË TJERA

Kanceri i Kolonit

🔺Kanceri i zorrës së trashë është lloji më i zakonshëm i kancerit gastrointestinal. Ky është një proces i sëmundjes multifaktoriale, me etiologji që përfshin faktorët

Lexo më shumë »