
Pneumonite eosinofilike jane nje grup semundjesh qe karakterizohet me infiltrate pulmonare eosinofilike me ose pa rritje te numrit te granulociteve eosinofileve ne gjak (lloj i qelizave te bardha te gjakut).

Pneumonite eosinofilike mund te jene, me shkak te njohur:
° Parazitare
° Nga medikamentet dhe drograt
° Aspergiloza alergjike bronkopulmoare ( ABPA)
° Tropikale

Me shkak te panjohur:
° Pneumonia akute eosinofilike
° Pneumonia kronike eosinofilike
° Churg straus syndrome ( Vaskulit nekrotizant ne disa organe, pranine e Eo ne vazat e gjakut)
° Syndroma Idiopatike hipereosinofilike.

Sindroma Löffler, një formë e pneumonisë eozinofile, mund të jetë asimptomatike ose të shkaktojë simptoma të lehta të frymëmarrjes (kollë e thatë në shumicën e rasteve). Shpesh ndodh gjatë infektimeve me Ascaris lumbricoides; megjithatë, në një të tretën e rasteve nuk është e mundur të identifikohet shkaku.
Pneumonia Eosinofilike Akute:

Paraqet prezantim akut, e cila shfaqet me Insuficence Respiratore Akute deri ne Detres respirator. E shoqeruar me kolle, mialgji ( dhimbje muskujsh), dhembje pleurike ( pacienti e ndjen si dhimbje brinjesh).

Pneumonia Eosinofilike Kronike:

Paraqitet me temperature subfebrile, wheezing, kolle, renie ne pehe, dispne progresive ( veshtiresi ne frymemarrje). Sipas statistikave preken me shume femrat reth moshes 30-40 vjec dhe sidomos pacientet qe kane histori atopie , Astme bronkiale, polipe nazale.

FIBROBRONKOSKOPI- rritje te Eosinofileve ne BAL ( Lavazh bronkoalveolar)