Çfarë janë Lythat genitale?

Cfarë janë Lythat genitale (Condyloma acuminatum)?

Janë ngritje të vogla mishtore unike ose multiple (grumbuj), milimetrike ose të gjera si lulelakër në zonën genitale, vulvë, perineum vaginë, anus, cervix uteri etj, të shkaktuara nga HPV, SST më e shpeshtë që prek afërsisht gjysmën e popullatës aktive seksuale. HPV shkaktare, është e tipeve të ndyshme, më e shpeshtë HPV 6 dhe 11. Shfaqen tek të dyja gjinitë.

Simptomat mund të përfshijnë:

▶️Mund të jenë asimptomatike, problem kozmetik

▶️Prurit, diskomfort genital

▶️Gjakosje gjatë marrdhënies

Faktorët e riskut të shfaqjes së sëmundjes:

▶️Kontakte seksuale të pambrojtura me shumë partner

▶️Prania e SST të tjera

▶️Marrdhënie seksuale në moshe të mitur me njerez të panjohur

Kjo sëmundje nuk duhet neglizhuar sepse mund të sjellë këto komplikacione:

▶️Kancer i cervix uteri, kancer vulvar, kancer anal (HPV, tipet kancerogjene eshte faktor i lidhur me keto lloje kanceresh)

▶️Mund te rriten gjate shtatzenise, dhe te infektohet bebi gjate lindjes vaginale- ne prezence te tyre sidomos kur jane multiple dhe intravaginale, rekomandohet SC)

▶️Rrekurenca

Si bëhet diagnostikimi i tyre?

▶️Vizita gjinekologjike – Inspeksioni/ aplikimi i ac acetik

▶️Kolposkopia- kur jane ne cervix, vagine.

▶️Pap test

▶️Tipizimi i HPV-hr

Trajtimi i lythave genitalë mund të jetë:

▶️Medikamentoz

▶️Kryoterapi

▶️Kirurgji

▶️Laser

E rëndësishme është të kontrollohesh dhe të parandalosh!

▶️Marrdhenie seksuale te mbrojtura me prezervativ dhe Vaksinimi janë masat më të mira të parandalimit të sëmundjes.

✅Departamenti i Gjinekologjisë në Salus: +355682053180 / [email protected] / www.salus.al