Çfarë janë kistet e vezores?

▶️Kistet e vezores jane formacione të mbushura me leng në sipërfaqe ose brendësi të vezores. Shumica e femrave formojnë kiste të paktën një herë gjatë jetës. Shumica janë funksionale të lidhura me funksionimin normal të ciklit menstrual si: Folikular kur folikuli nuk çahet per te çliruar vezën por vazhdon e rritet dhe Luteale kur çarja e vezes mbyllet dhe likidi grumbullohet brenda duke u shnderruar në kist.
▶️Kistet funksionale nuk janë të dëmshëm, rralle japin dhimbje dhe zhduken brenda dy ose tre ciklesh menstruale.
Te tjerë kiste jo të lidhur me funksionin normal menstrual jane:
1.Kistet dermoide
2.Cistadenoma
3.Endometrioma
▶️Simptomat e tyre, cilat janë? Jo specifike. Shumica janë asimptomatike, por mund të sjellin:
•Crregullime menstruale
•Dhimbje pelvike – para ciklit dhe gjate tij
•Dhimbje gjate aktit seksual
•Dhimbje gjate tranzitit te zorreve
•Rendese ose discomfort ne fund te barkut
•Urinim i shpeshte ose konstipacion
▶️Komplikacionet e shfaqura janë:
•Torsioni i vezores
•Rupture
•Transformimi kancerogjen (sidomos ne kistet postmenopauzale).
▶️Si diagnostikohen kistet?
•Nëpërmjet ekzaminimit pelvik
•Test shtatzenie (nese eshte pozitiv tregon per kist luteal)
•Ekografia transvaginale (madhesia, vendosja, permbajtja, prezenca e septumeve ose fuksit te gjakut ne brendesi etj)
•Laparoskopia diagnostike dhe trajtuese (heqje e sigurte dhe me pak komplikacione)
•Dozimi i markuesve tumoral (CA125, CA 72-4, CA 19-9, CEA, HE4 etj)
▶️Kur kerkohet ndihme urgjente?
•Kur keni dhimbje te forta te menjehershme
•Dhimbje te shoqeruara me ethe dhe te vjella
•Gjendje shoku- ( Hipotension, djerse te ftohta, puls takikardik ose bradikardik, dobesi etj)
Trajtimi
•Varet nga simptomat, mosha, tipi dhe permasat e kistit etj.
•Individualizohet sipas rastit.
•Ndiqet ekografikisht cdo tre muaj- permasat, simptomat etj
•Trajtimi medikal duke përdorur kontraceptivet oral
•Nderhyrje kirurgjikale: kur kisti eshte me permasa te medha, persiston mbi tre cikle dhe eshte simptomatik-kistektomi ose oophorectomy laparoskopike ose laparotomike.
▶️Nuk ka menyre specifike per ti parandaluar: Rekomandohen kontrolle te rregullta pelvike dhe kujdes ne shfaqjen e simptomave karakteristike.
▶️Departamenti i Gjinekologjisë në Salus: +355682053180