Çfarë janë Fibromioma?

♀️Fibromioma ose Fribrioma uterine, është një tumor beninj në muret e mitrës, në përmasa të ndryshme nga mikroskopike deri në madhesinë e një pjepri. Më shumë se 25% e grave mbi 30 vjeç janë bartës të një ose më shumë fibromave, por më pak se 25% e këtyre fibromave shoqërohen me simptoma.

⏩Simptomat e fibriomave janë:
• Anemia, apo ulje e numrit të rruazave të kuqe si pasojë e hemoragjive të zgjatura
• Hemorragji ndër menstruale
• Dhimbje gjatë aktit seksual
• Probleme në fshikëzën e urinës nga presioni që i bën tumori fshikëzës së urinës
• Menstruacione për më shumë se 7 ditë dhe në sasi të madhe
• Dhimbje barku, mesi dhe presion në zorrën e trashë
• Gjakderdhje menstruale e pazakontë

❓Cilat janë pasojat?
• Fibromiomat mund të pengojë fekondimin
• Gjate shtatzënisë mund të shkaktojnë dështime apo vështirësi në lindje
• Fibromiomat mund të kërkojnë ndërhyrjen kirurgjikale.
• Ato mund të përbëjnë risk për fetusin gjate shtatzënisë.

‍⚕️ Dr. Cesare Romagnolo, mjek kirurg i specializuar në Obstetrike dhe Gjinekologji, do të jetë në Salus për të pritur vizita dhe kryer ndërhyrje për patologji të ndryshme si :
➖KIRURGJI ONKOLOGJIKE
Tumor malinj i endometrit
Tumor malinj i miometrit
Tumor malinj i qafës së mitrës
Tumor malinj i vezores
Tumor malinj i vulvës
Tumor malinj i vaginës
➖KIRURGJI E MITRËS APO UTERUSIT
Hiperplazi e endometrit
Polipet e endometrit
Gjakderdhje jo normale në mitër para dhe pas menopauzës
Mioma dhe fibromatoza në mitër
Adenomiozë
Malformacione në mitër
➖KIRURGJI E QAFËS SË MITRËS
Displazi e qafës së mitrës
Polipe të qafës së mitrës
➖KIRURGJI E VEZORES
Kiste të vezoreve
➖KIRURGJI E VULVËS DHE E VAGINËS
Kiste të vulvës
Lezione jo neoplastike të vulvës
Kiste dhe tumore beninje të vaginës
Prolaps gjenital me apo pa inkontinencë urinare

☎️Për më tepër informacione kontaktoni në nr. 042390500 / 0682053180 / www.salus.al / infosalus.al

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm