Çfarë është Histeroskopia operative?

➡Histeroskopia është një teknikë endoskopike miniinvazive, e cila nëpërmjet përdorimit të një lente kamerash shumë të hollë dhe mjeteve të përshtatshme, mundëson diagnostikimin (histeroskopinë diagnostike) dhe trajtimin (histeroskopinë operative) e patologjive të ndryshme të kavitetit të mitrës.
Kur histeroskopia aplikohet për të kryer ndërhyrje kirurgjikale, behet fjalë për histeroskopnë operative ose resektoskopi, e cila përfaqëson një teknikë inovative sepse nuk lë shenja të jashtme në trajtimin e patologjive e mitrës si polipet, fibroidet, malformacionet e mitrës, etj.
✅Histeroskopia operative aplikohet për:
-Heqjen e polipeve endometriale
-Heqjen e fibromiomave submukoze dhe intrakavitare
-Korrigjimin e anomalive kongjentiale të mitrës
-Lokalizim dhe heqje të kontraceptivëve intrauterine, ne rastë te domosdoshme.
-Për diagnostiminim e detajuar para proçedurave të fertilizimit in vitro.
-Për heqjen e fragmenteve të placentes të mbetura pas lindjes.

📥Për të rezervuar konsultën ose për më tepër informacion na shkruani ose kontaktoni në numrat e telefonit:
+355 682053180
+355 4 23 90 500