Cfarë është ”Teratoma mature cistike ovariale”?

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Teratoma mature cistike ovariale.
-Janë tumore beninje me rritje të ngadalshme (1-2 mm vit), ndër më të zakonshmit në moshat e reja, me përmbajtje të indeve e strukturave që gjenerojnë nga derivatet e dy ose tre shtresave germinative, zakonisht unilaterale me përmasa deri 10 cm. Në përmbajtje kanë floke, dhëmbë, yndyrë, kocka, kartilago,sebum, gjak,etj
Perbejne 15% e neoplazive ovariale
ℹ️Tipikisht femrat 30 vjeç dhe neoplazia më e shpeshtë poshtë 20 vjec.
Imazh të ngjashëm me to kanë edhe kistet dermoide por ndvrtimi i tyre është vetëm me elementë epidermale dhe dermale.

Zakonisht zbulohen rastësisht ose në kuadër të komplikacioneve, dhimbje akute pelvike.
Komplikacionet
• Torsioni ovarial, 3-16%
• Ruptura 1-4%
• Transformimi malinj 1-2% ( në karcinome me qeliza skuamoze te adultet dhe tumore te sinusit endodermal te pediatriket)
• Infektimi sekondar
• Sindrom karcinoid ( rralle)

Diagnoza
• Ekografi transvaginale
• CT/MRI pelvike
• Biopsi

Trajtimi
1. Follow-up –kur janë të vogla
2. Kistektomi me laparoskopi
3. Kistektomi laparotomike

☎️Departamenti i Gjinekologjisë
Kontakt : 042390500/ 0682053180

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

TË TJERA