Rëndësia e kryerjes së Pap Testit.

🎗Kanceri i qafes së mitres ështe ndër kanceret me te shpeshta te grate. Nje kancer qe eshte i diagnostikueshem dhe i trajtueshem qe ne fazat e hershme. Origjinen e merr nga qelizat e zones se transformimit (kufiri ku bashkohen qelizat skuamoze te ekzocerviksit me qelizat glandulare te endocerviksit).

👩‍⚕️Keto qeliza i nenshtrohen nje transformimi gradual prekanceroz (CIN neoplazia intraepiteliale cervikale, SIL lezione skuamoze intraepiteliale dhe displazia) drejt kancerit.
Ne stadet e hershme nuk jep simptoma, ne stadet progresive ku ka invaduar indet perreth mund te japi hemorragji te paket intermenstruale ose post koitale.

👉Kanceri invaziv diagnostikohet te grate qe skane bere rregullisht pap testin. Ne format e avancuara jep shenja e simptoma ne varesi te perhapjes me organet fqinje e ne distance.

Faktoret e riskut që çojnë drejt kancerit të qafës së mitrës janë:
▶️HPV (ne mbi 99 % te grave te diagnostikuara me Ca cerviksi
▶️Aktiviteti seksual ne moshe shume te re, para 18 vjec
▶️Aktivitet seksual me shume partner
▶️Aktivitet seksual me partner te infektuar me HPV
▶️Histori SST
▶️Imunosupresion HIV
▶️Histori e meparshme e ndryshimeve prekanceroze

Si diagnostikohet kjo sëmundje?
▶️Vizita gjinekologjike
▶️Pap test dhe HPV test
▶️Kolposkopi dhe biopsi

Trajtimi përfshin:
▶️Kirurgjinë dhe radioterapinë
▶️Radiosensibël dhe mund te perdoret RT ne cdo stad te semundjes, dhe atehere kur nuk kryhet operacioni.

Parandalimi:
▶️Pap testi
▶️Testi i HPV
▶️Shmangia e faktoreve te mësipërm të riskut kanceroz

➕Departamenti i Gjinekologjisë në Salus: +355682053180 / info@salus.al / www.salus.al


#salus#gjinekologjia#mjekegjinekologe#kanceriiqafessemitres

TË TJERA