Çfarë është TEA?(Endarterektomia karotide)

Endarterektomia e karotideve, është një ndërhyrje e cila kryhet në rastet kur kemi pengesë në qarkullimin e gjakut të arteries karotide, që lejon kalimin e gjakut në tru.

Kjo pengesë mund të shkaktojë dëmtim të trurit, ndërsa ndërhyrja në fjalë ka për qëllim shmangien e këtij rreziku.

Ndërhyrja kryhet për të pastruar dhe për të hequr pllakën e aterosklerozës që formohet në nivelin e bifurkacionit karotid.

Pacienti operohet nën efektin e anestezisë lokale, kjo për shkak se duhet të jetë zgjuar për t’u monitoruar dhe për të parë nëse funksioni i trurit nuk po përkeqësohet.

Sa zgjat ndërhyrja?

Rreth një orë, por pjesa më e rëndësishme janë 15 ose 16 minutat e para, pjesa ku është okluzioni karotid dhe me pas mbyllja e karotidës.

Për më shumë informacion apo për të rezervuar një orar me Dr. Gastone Bergamaschi telefononi tani në numrat që ilustrohen në vijim.

📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë

🌐www.salus.al

➕𝐒𝐚𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐲𝐭