
-Me kalimin e kohes individet me SPS mund te zhvillojne postura anormale, disa prej tyre e kane te pamundur te ecin, rrezohen shpesh per shkak te mungeses se reflekseve per ta ndaluar ate. Kjo mund te shoqerohet me demtime serioze. Shume prej ketyre pacienteve jane te frikesuar te dalin ne ambiente te jashtme per shkak te zhurmave te rruges, te cilat mund te nxisin spazmat dhe si rrjedhoje rrezimet e tyre.
-SPS prek femrat dy here me shume se meshkujt.
Shoqerohet shpesh me semundje te tjera autoimmune si: diabeti tip 1, tiroiditi, vitiligo dhe anemia pernicioze.
-Studiuesit ende nuk e kane kuptuar se cfare e shkakton SPS, por kerkimet tregojne se vjen si rezultat i nje pergjigje autoimmune te shkuar gabimisht ne tru dhe shtyllen kurrizore.
-Shpesh keqdiagnostikohet si Parkinson, Skleroze Multiple, Fibromialgji, semundje psikosomatike, apo ankth dhe fobi.
-Diagnoza definitive arrihet permes dozimit ne gjak te nivelit te antitrupave te GAD (Glutamic Acid Decarboxylase).
-Simptomat te caktuara mund te qetesohen permes trajtimit me benzodiazepina: diazepam oral (nje medikament relaksues i muskujve dhe kunder ankthit); ose permes miorelaksanteve, preparateve qe ndikojne ne spazmat muskulare si baclofen; injeskionet botulinike; gapabentina; pregabalina. Disa studime kane vertetuar efektivitetin e aplikimit te imunoglobulinave intravenoze (IVIg) ne reduktimin e rigiditetit, ndjeshmerise ndaj drites, prekjes dhe stresit tek keta paciente, duke permiresuar ekuilibrin tek te semuret e diagnostikuar me SPS.

+355 682053180
+355 4 23 90 500
