Në Spitalin SALUS ofrohet një shërbim i shtuar specialistikës së Gjinekologjisë, Sonoisterosalpingografia. Një ekzaminim ekografik që përdor ultratingujt, i ngjashëm me histersalpingografinë radiografike HSG.
Sonoisterosalpingografia shërben, për të treguar anomalitë e kavitetit të uterusit, dallon polipet e endometrit nga miomat submukozale. Sonoisterosalpingografia bën të mundur vlerësimin e tejçueshmërisë tubarike.
Për këto arsye Sonoisterosalpingografia, pa dyshim, është një alternativë më e sigurtë se HSG radiografike konvencionale e cila tashmë realizohet edhe në Departamentin e Gjinekologjisë në Salus!
⚕️Dr. Engl është mjek gjinekolog i specializuar në obsetrikë, gjinekologji dhe mjekësinë riprodhuese.
Ai është diplomuar në vitin 1987 për mjekësi në Universitetin e Innsbruck, Austri dhe është specializuar në vitin 1993 në gjinekologji dhe obstetrikë në klinikën gjinekologjike Universitare të Universitetit Ludwig Maximilian të Mynihut.
Administrator i madh i spitalit ”Brunico” dhe shef i klinikës së fertilitetit ‘’Donna Salus’’ në Bolzano.
Dr. Engl është i specializuar në:
✅Gjinekologji dhe obstetrikë
✅Kirurgji minimale invazive (histeroskopi, laparoskopi)
✅Mjekësinë e riprodhimit njerëzor (diagnoza dhe terapia)
✅Trajtimi i endometriozës
✅Senologjia dhe kirurgjia e gjirit
✅Gjinekologji dhe onkologjinë e gjirit
✅Urogjnekologji – inkontinencën urinare
✅Endokrinologji
✅Trajtimet pas menopauzës
✅Mjekësi estetike
✅Andrologji
Kontakto ne numrin 0682053180 per te rezervuar nje vizite me mjeket tane gjinekologë!