Çfarë është Sistemi okulomotor?

Sistemi okulomotor (pra levizja e syve) te njeriut është shume komplekse dhe më e rafinuar nga të gjitha speciet e tjera.
Strabizmi është një sindromë okulo-motore ku njëri sy zë një pozicion anormal në raport me syrin tjetër, i quajtur dominues. Ky quhet shtremberim i syve ose (skint deviation), kur boshti i tij i shikimit nuk kalon më në pikën e fokusimit, por në nje zone tjeter te retines duke dhe e nje imazh jo te qarte ne tru!

Kur një objekt hyn në fushën tonë pamjes, dhe imazhi i tij formohet në një zonë periferike të retinës që e lokalizon atë kjo do pasohet me një spostim të syrit qe fikson imazhin në zonën qendrore të retinës ku shikimi është më i qartë (pra ne makula). Nga syri imazhi transferohet në tru ku perpunohet.

Truri krijon një imazh të vetëm të qartë të tij falë një procesi psiko-sensor, kortikal, i quajtur bashkim ndijor (fuzion). Nese kjo nuk ndodh shikimi do te perqendrohet tek syri dominant dhe tjetri do te kete nje pamje te ulet (sy dembel).

Për shkak se dy imazhet e të njëjtit objekt duhet të bashkohen, të dy sytë duhet të përqendrohen në mënyrë të barabartë në këtë objekt dhe ta lokalizojnë atë në një drejtim të vetëm. Ne rast te kundert do te kishim diplopi (shikim te dyfishte)

PARANDALIMI I STRABIZMIT

Në heterophori ekziston një devijim relativ i akseve vizuale i cili kontrollohet nga mekanizmi i fuzionit( shtremberim I fshehur I cili zbulohet gjate vizites me mjekun okulist), ndërsa në heterotropi ekziston një devijim i dukshëm i akseve vizuale( zakonisht shtremberimi dallohet nga prinderit e femijes)

Për të kuptuar prejardhjen shtremberimit i cili vjen si pasoje anomalive neuro-muskulore, është gjithashtu e nevojshme të shqyrtojmë ata faktorë që përcaktojnë pozicionin relativ të akseve te shikimit.

Para së gjithash ekzistojnë faktorë anatomikë, të cilët janë: Orientimi, madhësia dhe forma e orbitave; madhësia dhe forma e syrit; vëllimi dhe sasia e indit retrobulbar; funksionimi i muskujve të syve, elasticiteti dhe struktura e ligamenteve te orbitës. Pastaj ka edhe faktorë nervorë, të cilët përfshijnë të gjitha impulset nervore që arrijnë në sy.

Sistemi vizual, në gjashtë muajt e parë të jetës, është jashtëzakonisht i brishtë dhe është e rëndësishme që përvoja të zhvillohet në mënyrën më të mirë. Lidhjet me sistemet e tjera dëgjimore-njohëse dhe motorike fillojnë nga shikimi.

Një vonesë në këtë moshë për çdo lloj patologjie, do të krijojë problem fizik dhe psikologjik tek fëmija në ndërtimin e ekuilibruar të personalitetit të tij.

Ne kemi ndërtuar një kalendar të saktë për parandalimin:

– 6-8 MUAJ Gjatë kryerjes së vizitës përdoret një instrument me rreze infra të kuqe, i cili na lejon, diagnostikimin e prezencës së një defekti të refraksionit.
– Vizita pas moshës 3 vjeç
– Vizita 3 muaj përpara fillimit të shkollës

Një devijim i tërthortë shkakton një ulje te shikimit të një syri, i cili duhet të rikuperohet me teknika të ndryshme; pasoja tjetër është një ndryshim ndijor që do ta bëjë më të vështirë shërimin e plotë.

Këshilla e mjekes Giovanna Cattini është: Diagnostikoni sa më herët strabizmin tek fëmija juaj në mënyrë që edhe teknikat e trajtimit të funksionojnë me efikasitet të plotë.

Rezervo një vizitë në numrin 0682053180 / www.salus.al Shiko më pak

TË TJERA