Çfarë është sindroma Guillain Barre ?

Poliradikuloneuriti akut ose sindroma Guillain Barre është një sëmundje e rralle në të cilën vetë sistemi imunitar i trupit tonë sulmon qelizat nervore. Simptomat prezantuese janë dobësia dhe ndjesia e mizerimit në anesi, të cilat përparojnë me shpejtësi dhe eventualisht mund të shkaktojne paralizë. Në format e saj më të rënda sindroma Guillain Barre përbën një urgjencë mjekësore dhe kërkon hospitalizim të menjëhershëm për fillimin e trajtimit.

Shenjat dhe simptomat:

  • Ndjesi dobësie në këmbë që përhapet edhe në anesitë superiore
  • Vështiresi në të ecur apo në ngjitjen e shkalleve
  • Vështirësi në lëvizjen e muskujve të fytyrës, përfshirë dhe të folurin, pertypjen dhe gelltitjen
  • Shikim dysh ose pamundesi në levizjen e syve
  • Rrahje të shpeshta të zemrës
  • Luhatje të vlerave të tensionit
  • Veshtiresi në frymemarrje
  • Çrregullime sfinkteriane
  • Dhimbje e forte, e perziere me ndjesi mizerimi, ngerci, që mund të agravohet gjatë natës.

 

Llojet:

  • Poliradikuloneuropati demielinizuese inflamatore akute
  • Sindroma Miller Fisher
  • Neuropatia aksonale motore akute dhe neuropatia aksonale sensore-motore akute

 

Kur duhet te drejtohemi tek mjeku apo ne spital:

  • Ndjesi mizerimi apo shpimi gjilperash qe nis me gishtat e kembes dhe perhapet ne anesite e siperme;
  • Dobesi apo veshtiresi ne ecje qe nga anesite inferiore perhapet me shpejtesi edhe ne duar; rrezim si pasoje e pamundesise per te qendruar pa mbeshtetje ne kembe apo per te ecur.
  • Veshtiresi ne frymemarrje edhe ne qetesi

 

Shkaku:

Shkaku ekzakt i kësaj semundje ende mbetet i panjohur. Zakonisht shfaqet disa dite apo javë pas një infeksioni në rrugët respiratore apo digjestive, e me rrallë pas kryerjes së një ndjërhyrje kirurgjikale apo vaksinimi. Së fundmi është shfaqur edhe pas infektimit me COVID-19, apo pas vaksinimit me Johnson and Johnson.

 Faktorët e riskut: 

  • Virusi i influenzes ose gripi;
  • Citomegalovirusi;
  • Epstein – Barr virus;
  • Virusi Zika;
  • Hepatiti A, B, C, E;
  • HIV;
  • Mycoplasma pneumoniae;
  • Paciente qe i jane nenshtruar kirurgjise, ose kane kaluar trauma te ndrsyhme;
  • Limfoma Hodgkin;
  • COVID-19;
  • Vaksina kunder COVID-19 Johnson and Johnson;
  • Infektimi me campylobacter i transmetuar nga kafshet apo produktet shtazore.

Ndërlikimet e semundjes:

  • Vështiresi në frymemarrje: paraliza apo dobesia mund të përfshije dhe muskujt që kontrollojnë frymëmarrjen, si komplikacion i pacienteve me GBS gjatë hospitalizimit, rreth 22% e tyre mund të kërkojnë frymëmarrje të asistuar
  • Çrregullime të ritmit të zemrës dhe luhatje të vlerave të presionit të gjakut
  • Dhimbje
  • Mpirje apo çrregullime të tjera te sensibilitetit
  • Çrregullime sfinkteriane
  • Mpiksje te gjakut
  • Relaps të semundjes.

Për më shume informacion  kontaktoni ne nr tanë :

+355 68 20 53 180  / +355 4 23 90 500