IBS është ndër patologjitë më të shpeshta gastroenterologjike. Kjo sëmundje përfaqëson një çrregullim të mirëfilltë të motorikës normale të zorrës si pasojë e gjendjeve emocionale, dietës, hormoneve të tubit tretës apo toksinave të mikrobeve të ndryshme.
Simptomat:
1.Diarre
2.Konstipacion
3.Konstipacion i alternuar me diarre
4.Dhimbje të barkut, zakonisht të fundit të tij, të cilat përkeqësohen pas një vakti dhe përmirësohen pas jashtëqitjes.
5.Gazra të shumta dhe fryrje.
6.Bark i fryrë.
Si ekzaminohet IBS?
Për diagnostikimin kryhen një sërë egzaminimesh ai:
1.analiza e gjakut komplet,
2.ekzaminimi i feçeve për parazitë të ndryshëm,
3.sigmoidoskopia dhe kolonoskopia.
Si trajtohet?
Pas ekzaminimeve, doktori përcakton rrugën e trajtimit e cila mund të përfshijë një ndryshim në dietë, ilace, terapi etj.
Nëse edhe ju shfaqni simptoma të IBS dhe dëshironi të vizitoheni me mjekë tanë gastroenterologë, na shkruani ose kontaktoni në nr 042390500/0682053180 për të lënë takimin tuaj!