Çfarë është kolecistektomia laparaskopike?

Kolecistektomia laparaskopike është një operacion gjatë të cilit kirurgu heq fshikëzën e tëmthit. Kjo proçedurë përdor disa incizione (prerje) shumë të vogla në vend të një incizioni të madh me metodën klasike, të hapur.

❓Kur përdoret?

Proçedura përdoret kur keni gurë në fshikëzën e tëmthit. Fshikëza e tëmthit është si depozitë për lëngun biliar, një lëng që prodhohet nga mëlçia juaj. Ky lëng ndihmon edhe në tretjen e yndyrave në ushqimet që hani. Mirëpo, gurët e tëmthit mund të bllokojnë rrjedhën e biles drejt traktit digjestiv.
Kur kjo ndodh, ky bllokim mund të shkaktojë fryrje, të përziera, të vjella dhe dhimbje barku në shpatull, shpinë ose në gjoks.

✅Cilat janë përfitimet e kolecistektomisë laparaskopike?

1. Më pak diskomfort se me kirurgjinë e hapur
2. Më pak ditë qëndrimi në spital dhe kohë me e shpejtë rikuperimi se sa në kirurgjinë e hapur
3. Plagë shumë më të vogla dhe me estetike se në kirurgjinë e hapur.

☎️Nëse keni shqetësime të tilla dhe dëshironi të
lidheni me departamentin tonë të Kirurgjisë së Përgjithshme, kontaktoni në 042390500 / 0682053180

TË TJERA

Hipertensioni arterial

👩‍⚕️Hipertensioni arterial është një sëmundje e përhapur në popullatën e rritur. Kjo sëmundje dëmton organizmin duke shkaktuar sëmundje të zemrës, veshkave, syve, trurit, etj dhe

Lexo më shumë »