Çfarë është kanceri i gjirit?
Kanceri i gjirit është një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit.
❗️Cilat gra janë më të rrezikuara ?
Përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha fare të reja.
❗️Cilat janë shenjat e kancerit ne gji?
Njerëz të ndryshëm kanë shenja të ndryshme. Por, disa të tjerë nuk kanë shenja fare dhe mund ta konstatojnë kancerin e gjirit vetëm pas një mamografie rutinë.
Disa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë:
• Një gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull (jo çdo gjëndër në gji është kancer)
• Trashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.
• Ndryshime të lëkurës së gjirit-skuqje, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit.
• Skuqje, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit, gropëzim i thithit të gjirit.
• Rrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit, duke përfshirë edhe gjakun.
• Çdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit.
• Dhimbje në gji.
• Fryrja apo ënjtja e krahut nga njëra anë-disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo ënjtje të tij. Prandaj, gjëndrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.
Nëse një femër ka simptomat e mësipërme duhet të shkojë menjëherë te mjeku të kontrollohet.
Si zbulohet ?
Ekzistojnë disa mënyra kontrolli për gjirin si:
– Vetëkontrolli mujor i gjirit
– Ekzaminimi klinik i gjirit nga një personel shëndetësor
– Mamografia
– Eko e gjirit
– Biopsia
✅Si trajtohet kanceri i gjirit?
Kanceri i gjirit është ndër llojet e kancerit pothuajse tërësisht i trajtueshëm. Kanceri i gjirit trajtohet në disa mënyra si: ndërhyrjet kirurgjike, kimioterapia, terapia hormonale, terapia me rrezatim.
✅Kirurgjia është një teknikë e cila bën të mundur operacionin me anë të prerjeve dhe sukturave (qepjeve). Departamenti i Kirurgjisë në Salus trajton edhe patologjitë e gjirit si ato beninje dhe ato malinje. Për çdo pacient para operacionit bëhet një stagging radiologjik, dhe nëse kanceri është i avancuar bëhet kemioterapi neoadjuvante dhe më pas kirurgjia.
✅Stafi ynë është i përkushtuar të bëjë atë që në kirurgjinë e kancerit të gjirit është gjëja më e rëndësishme kirurgjinë onkologjike.
☎️Për të kryer kontrollet rutinë të Ekos së gjirit apo Mamografisë prane Spitalit Salus, telefononi në nr. tanë: 042390500 / 0682053180
➕Salus, spitali yt!