Çfarë është hernia inguinale?

Hernia inguinale është një nga sëmundjet më të zakonshme kirurgjikale. Hernia përfaqëson daljen e organeve të brendshme përmes një defekti të krijuar në murin e përparmë të barkut. Ky defekt ndodh në zonën e kanalit inguinal.

🔍Çfarë e provokon daljen e organeve të barkut jashtë?

1. Sforcimet mund të jenë një prej shkaktarëve
2. E lindur( mund të vijë si pasojë e defekteve të ndryshme të kësaj zone anatomike që krijohen gjatë zhvillimit të njeriut)
3. Pirja e duhanit dobëson mbrojtjen në zonën inguinale dhe shkakton kollë kronike
4. Sëmundjet e rënda dhe patologjitë mushkërive
5. Shtatzënia
6. Operacionet e mëparshme
7. Konstipacioni kronik
8. Hipertrofia beninje e prostatës që shoqërohet me urinim të vështirësuar

❓Cilat janë shqetësimet që mund të manifestojë sëmundja?

Një fryrje në rrëzën e kofshës, e cila ndryshon në varësi të pozicionit, pra bëhet më e shprehur në pozicionin në këmbë dhe zhduket në pozicionin shtrirë.

🆘Komplikacionet e hernies?
1. Pamundësia për të futur zorrën në bark
2. Inkarcerimi (jep bllokim të zorrës me shenjat e bllokimit si nauzë, të vjella, fryrje barku etj)
3. Strangulimi që jep gangrenë të zorrës dhe ka nevojë për rezeksion zorre dhe anastomozë

✅Trajtimi i hernies?

Nëqoftëse hernia është e vogël dhe nuk ju jep shqetësime atëhere kirurgët do ju rekomandojnë observim.

Herniet e mëdha dhe të dhimbshme kërkojnë ndërhyrje si për të reduktuar shqetësimet ashu edhe për të parandaluar komplikacionet.
Llojet e ndërhyrjeve per trajtimin e hernies inguinale:
1.Metoda e hapur
2.Metoda laparaskopike

☎️Për tu lidhur me mjekët tanë kirurgë, kontaktoni ne 042390500 / 0682053180

TË TJERA