Çfarë është Hemorroidektomia?

‍⚕️ Hemorroidet janë jastekë të indeve submukozale që përmbajnë venula, arteriole dhe fibra te muskujve të lëmuar përgjate kanalit anal.
✅Trajtimi indikohet vetëm nëse ato bëhen simptomatike për shkak të zgjerimit venoz të pleksusit hemorroidal.
Shtrëngimi i tepërt, rritja e presionit të brendshëm të barkut dhe fecet e forta rrisin zgjerimin venoz te pleksusit hemodoidal. Shmangia e tyre do të pengonte zhvillimin e hemorroideve.
Në kushte normale prania e tyre nuk ndihet, por ënjtja e tepërt e tyre gjeneron siklet dhe simptoma të tilla si prolapsi, dhimbje, djegie, kruajtje ose gjakderdhje.

Simptomat:
❗️Gjakderdhja per rektum, e kuqe e ndritshme, pa dhimbje
❗️Anemia për shkak të gjakderdhjes së shpeshtë
❗️Mase qe prolabon per rektum
❗️Dhimbje gjate prolabimit
❗️Shkarkim i mukusit dhe Pruritis

Ekzaminimi kryhet nëpërmjet:
1. Gjak komplet me formulë
2. Grup gjaku dhe tipizimi Rh
3. Bilanc Biokimik i plotë
4. Eko abdominale
5. Kolonoskopi nqs mendohet e nevojshme ose per pacientet mbi 45 vjec
6. Proktoskopi

Trajtimi Mjeksor i hemorroideve varion sipas gradës së tyre dhe simptomave të tjera nga pacienti në pacient, ku mund të përmendim trajtimet me:
1. Laksative
2. Antibiotike kur eshte i pranishem infeksioni ose komplikacione
3. Transfuzione emergjente kur prezantohet me hemorragji profuze ose anemi severe per shkak te humbjes kronike te gjakut
4. Skleroterapi-per hemorroidet e grades se pare ose te dyte dhe hemorroide qe gjakosin
5.Banding
6.Hemorroidektomia – heqja radikale e nyjës hemorroidale
E hapur: operacioni MILLIGAN-MORGAN
E mbyllur: operacioni HILL-FERGUSON

☎️Kontakto: 0682053180