Çfarë është Dermatiti Autoimun Progesteronik?

Çrregullimet dermatologjike që shfaqen nën ndikimin e ciklit menstrual njihen si Dermatiti Autoimun Progesteronik!
Këto çrregullime kutane shfaqen ne menyre ciklike tek femrat gjate periudhes se ciklit menstrual, si pasojë e ndryshimeve hormonale perpara ardhjes së menstruacioneve. Rashi kutan që zhvillohet, është përgjigje autoimmune ndaj progresteronit.

Keto çrregullime shfaqen në ditet e fundit pre-menstruale (faza luteale), kur niveli I progresteronit rritet. Me ardhjen e menstruacioneve shihet një përmirësim i rashit kutan, si pasoje e uljes së nivelit te progresteronit, per t’u rishfaqur ne ciklin pasardhës. Çrregullimet kutane me te shpeshta qe shfaqen ne keto situate janë:
Urtikaria
Erythema polimorfe
Erythema anulare
Eczema papulo-vezikuloze
Angioedema
Stomatitis dhe ulcerat aftoze
Kruarja (pruritis)

Ekzistojne disa sëmundje dermatologjike të cilat acarohen gjatë periudhes perimenstruale, por që nuk klasifikohen si dermatit autoimun progrresteronik, të tilla si:
Acne dhe seborrhoea
Rosacea
Dermatiti atopik
Dermatiti alergjik I kontaktit nga nikeli
Lupus erythematosus
Psoriasis
Infeksioni nga herpes simplex

Në dermatitin autoimun progresteronik, rashi kutan mund të ndodhë rreth 7 ditë përpara ardhjes së menstruacionit dhe zgjat deri ne 1-3 ditë pas ardhjes se tij. Këto çrregullime mund të shfaqen ndodhin që me ardhjen e menstruacionit të parë (menarkes) në pubertet, deri tek të 50-tat.

✅Takimet me dermatologun ndihmojnë ne diagnostikim e sakte dhe vendosjen e protokollit te duhur te trajtimit.

☎️Kontakto departamentin e Dermatologjisë në Spitalin Salus për të rezervuar një vizitë dermatologjike në numrin 0682053180 / www.salus.al

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm