Çfarë është Cyberchondria?

Cyberchondria i referohet nje individi qe kerkon ne Internet informacione mbi simptoma te veçanta reale ose imagjinare te nje semundjeje.

Shpesh here ju ndodh te keni nje dhimbje koke jo te bezdisshme apo edhe dhimbje te muskujve, per te cilat nuk eshte e nevojshme te kontaktoni mjekun, gjithashtu keni pasur ndjesi te keni nje semundje te rende fizike ose psikologjike, dhe ne vend qe ti referoheni mjekut, nga frika se konfirmon hipotezen tuaj diagnostikuese, keni zgjedhur menyren e vete-diagnostikimit duke iu referuar internetit dhe forumeve te ndryshme per te gjetur nje shpjegim.

Sot njerezit jane te te vetedijshem per shendetin dhe nuk eshte rastesi qe shume prej nesh po behet cyberchondria-k nga frika e semundjes. Por, ne shumicen e rasteve, sa me shume te kerkosh aq me shume rritet ndjenja e frikes dhe ankthit duke transformuar simptomat nga ato fizike ne psikologjike. Nga te gjitha diagnozat hipotetike, pjesa me e madhe e individeve zgjedhin diagnozen me te keqe mbi simptomat qe ka duke thelluar gjithnje e me teper kerkimin e informacioneve.

Cilat jane shenjat e cyberchondri-se:

✅Perdorimi i google edhe per simptomat me te vogla.
✅Verifikimi i dy ose me shume websiteve njekohesisht.
✅Kur kerkimi I informacioneve te ben te ndihesh akome me keq se sa realisht je.
✅Sa me shume kerkon, aq me teper e bind veten qe situata po perkeqesohet.
✅Harxhon shume kohe ne kerkime informacioni mbi shendetin dhe simptomat duke u larguar gjithnje e me te per nga aktiviteti“on-line” i perditshem etj.

Ky mbi ngarkim informacioni i panevojshem eshte shnderruar ne Varesi patologjike te kohes moderne.
Individe te cilet vuajne nga cyberchondri-a nuk jane kurre te kenaqur me materialin qe gjejne dhe kryejne kerkime te panderprera, deri ne ate pike sa shnderrohet ne një obsesion.

☎️Kontakto me psikologen Enkelana Lekli ne Spitalin Salus për cdo shqetesim psikologjik në 0682053180