Çfarë është çrregullimi i ankthit?

🔹Çrregullimi i ankthit është një patologji e shëndetit mendor. Personat që vuajnë nga ky çrregullim kanë tendencën t’i përgjigjen përjetimeve dhe situatave me një ndjesi frike dhe dobësie. Ata gjithashtu mund të përjetojnë simptomat fizike të shkaktuara nga gjendja e ankthit si rrahje të forta të zemrës, djersitje etj.

🔹Në shumë situata është normale të kemi ankth. Mund të kemi ankth kur përballemi me një problem, kur shkojmë për të bërë një intervistë, para një provimi, kur marrim vendime të rëndësishme etj. dhe në shumë raste ankthi mund të ketë edhe ndikime pozitive. Për shembull, ankthi është ndjesia që na bën të evidentojmë situatat që mbartin rrezik e si rrjedhojë të qendrojmë të sigurt.

🔹Por çrregullimi i ankthit shkon përtej nervozitetit të zakonshëm dhe frikërave të vogla që mund të ndiejmë herë pas here. Mund të themi se kemi të bëjmë me një çrregullim të ankthit kur:
– Ankthi ndikon me aftësinë për të funksionuar normalisht
– Ka reagime të egzagjeruara në situata emocionale
– Nuk mund të kontrollohet përgjigjia ndaj situatës

🔹Çrregullimi i ankthit mund ta bëjë vërtetë të vështirë funksionimin normal ditë pas dite megjithatë, fatmirësisht, ekzistojnë trajtime të shumta efektive për këtë patologji.

📥Për më tepër informacion ose për të rezervuar konsultën tuaj me psikologun ose me mjekun psikiatër na shkruani në inbox ose kontaktoni në numrat e telefonit:
+355 682053180
+355 42390500