Çfarë është Cistiti intersticial ose ‘’Sindroma e dhimbjes së fshikëzës urinare’’

Cistiti intersticial ose ‘’Sindroma e dhimbjes së fshikëzës urinare’’ është një patologji që shkakton dhimbje afatgjatë të fshikëzës.
Shkaqet e sakta akoma nuk njihen nga studiuesit por mendohet se faktorët e mëposhtëm shoqërohen me rrezik me të lartë për shfaqjen e sëmundjes:

🔺Gjinia. Femrat diagnostikohen me cistit intersticial më shpesh se meshkujt.
🔺Mosha. Shumica e njerëzve me cistit intersticial janë diagnostikuar gjatë të 30-ave ose në një moshë më të madhe.
Cistiti intersticial mund të rezultojë me një numër të madh komplikimesh, duke përfshirë:

👉Kapaciteti i zvogëluar i fshikëzës. Cistiti intersticial mund të shkaktojë ngurtësim të murit të fshikëzës, gjë që lejon fshikëzën tuaj të mbajë më pak urinë.
👉Cilësi më e ulët e jetës. Urinimi i shpeshtë dhe dhimbja mund të ndërhyjnë në aktivitete shoqërore, punë dhe aktivitete të tjera të jetës së përditshme.
👉Probleme të intimitetit seksual. Urinimi dhe dhimbja e shpeshtë mund të tensionojnë marrëdhëniet tuaja personale dhe intimitetin.
👉Problemet emocionale. Dhimbja kronike dhe gjumi i ndërprerë i shoqëruar me cistit intersticial mund të shkaktojë stres emocional dhe mund të çojë në depresion.

✅Mjeku urolog analizon historikun tuaj mjekësor dhe shëndetin e fshikëzës urinare duke regjistruar vëllimin e lëngjeve që pini dhe vëllimin e urinimit, ekzaminon organet gjenitale të jashtme, vlerëson organet tuaja të brendshme të legenit.
Analizat e urinës, cistoskopia, biopsia, citologjia urinare, testi i ndjeshmërisë së kaliumit apo edhe metoda të tjera diagnostikuese mund të rekomandohen nga mjeku urolog për ti dhënë zgjidhje problemit tuaj!

☎️Kontakto ne numrin 0682053180 ose +355 4 23 90 500​ per te rezervuar nje orar!

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm