Çfarë është Bursitis?

 ‍⚕️Bursitis është një patologji që shkakton dhimbje dhe shkaktohet nga disa qeska të vogla të mbushura me lëngje (bursa) që prekin kockat, tendinat dhe muskujt pranë artikulacioneve.
▶️Bursitis është një inflamacion (infeksion) i një ose më shumë bursave që ndodhen në trupin e njeriut. Në organizmin tonë ndodhen rreth 150 bursa. Bursat janë qese të mbushura me një lloj lëngu lubrifikues që quhet lëng synovial. Ato janë të veshura me një cipë që quhet cipa sinoviale, e cila prodhon në mënyrë të vazhdueshme lëngun synovial. Pjesët më të shpeshta për bursitin janë shpatullat, krahët dhe gjunjët. Bursitis shpesh ndodh pranë artikulacioneve që kanë aktivitet fizik të tepruar.
Simptomat:
▶️Ndiheni sikur nuk e levizni dot shumë krahun/pjesën e inflamuar
▶️Shkakton dhimbje kur lëvizni ose mbështeteni mbi të sidomos në fund të ditës, kur jeni në qetësi
▶️Ndjesi e ngrohjes, dhe nxehjes
▶️Temperaturë të shoqëruar me ethe
Shkaktarët:
▶️traumat e ndryshme,
▶️çrregullime autoimmune të organizmit,
▶️infeksione
▶️lëvizjet e shpeshta në nyje,
▶️artriti rheumatoid,
▶️sklerodermia,
▶️lupusi eritematoz
▶️diabeti,
▶️skolioza
▶️abuzimi me ngritjen e peshave të rënda
✅Departamenti i Ortopedisë: +355682053180 / info@salus.al / 

 

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm