Çfarë është baloni intragastrik dhe përse shërben?

⁉️Çfarë është baloni intragastrik dhe përse shërben?
Baloni intragastrik është një procedurë jo kirurgjikale për humbjen e peshës që përqendrohet në zhvillimin e zakoneve afatgjata, të qëndrueshme dhe të shëndetshme të të ushqyerit. Programi gjithëpërfshirës, me dy pjesë, fillon me vendosjen e një baloni të butë, intra-gastrike të vendosur në stomakun tuaj për 12 muaj për të inkurajuar kontrollin e porcioneve ushqimore. Baloni ka një avantazh i cili lejon, që vëllimi i balonit të rritet ose ulet pas implantimit sipas nevojës dhe rregullimet e balonit mund të bëhen aq shpesh sa duhet.

ℹ️Si mund të humbas peshën me Balonin intragastrik?
Baloni funksionon duke zënë rreth një të tretën (1/3) e hapsires së stomakut, duke ulur sasinë e ushqimit që stomaku mund të mbajë. Kur kombinohet me një dietë të shëndetshme dhe ushtrime, baloni ndihmon në kontrollin e madhësive të porcioneve ushqimore dhe lehtëson humbjen e peshës. Baloni ndihmon në humbjen e peshës përmes tre mekanizmave të mundshëm, vonimi i zbrazjes së stomakut, zvogëlimi i vëllimit të stomakut dhe stimulimi i receptorëve në stomak që sinjalizon trurin të fillojë një ndjenjë të mbushjes.

♻️Pacientët që ndjekin programin e caktuar, përfshihen në ushtrime dhe marrin pjesë në konsulta dietike rregullisht gjatë periudhës së implantimit kanë një shans më të mirë për mirëmbajtjen e humbjes së peshës pasi të hiqet baloni.

⁉️Si kryhet procedura?
Procedura kryhet përmes gastroskopisë nën sedacion të thellë, në të cilën baloni futet në stomakun tuaj përmes gojës tuaj. Pasi ndodhet brenda stomakut, baloni mbushet me fiziologjik përmes një tubi të vogël të bashkangjitur në balon. Futja e balonit zgjat rreth 15-20 minuta dhe ju do të qëndroni në dhomën e zgjimit për një orë pas procedures për mbikqyrje.
Rregullimet e balonit kryhen përmes gastroskopisë nën sedacion, ku likidi shtohet ose zbritet përmes tubit mbushës të bashkangjitur në balon. Pas 12 muajsh, baloni intra-gastrike hiqet përmes gojës në një mënyrë të ngjashme, në të njëjtat kushte të mbikëqyrura.

✅Sa kohë duhet për tu rikuperuar pas futjes në Balloon?
Ju duhet të planifikoni të paktën tre ditë pushim për t’u rikuperuar nga procedura. Do të keni mundësi të rifilloni aktivitetin normal herët a vonë në varësi të asaj se sa shpejt trupi juaj përshtatet me balonin. Ditët e para pas vendosjes se balonit mund të jenë sfiduese. Ndërsa stomaku përshtatet me balonin ju mund të ndjeheni shqetësime dhe të përjetoni nauze, diskomfort, të vjella, krampe ose urth. Këto efekte anësore janë të përkohshme dhe do t’ju përshkruhen ilaçe për t’ju ndihmuar në menaxhimin e tyre.

ℹ️A ka efekte anësore ose komplikime që lidhen me balonin intra-gastrik?
Krampe, nauze, diskomfort dhe të vjella janë simptoma të zakonshme në javën e parë edhe pse në përgjithësi nuk janë të dëmshme. Shumica e këtyre shqetësimeve janë të lehta.

❓A do të jem në gjendje të ndiej balonin intra-gastrike në stomakun tim?
Shpesh ka disa shqetësime gjatë ditëve të para. Pas kësaj, ndjesia parësore që do të ndieni është të qënit i kënaqur ose i ngopur pasi të hani ose të pini.

☎️Kontakto me departamentin e Gastroenterologjisë në Salus ne numrin 0682053180 / www.salus.al