Çfarë është artroskopia dhe për çfarë shërben?

Artroskopia është një ndërhyrje kirurgjikale që bëhet nga ortopedi për të diagnostikuar dhe kuruar çrregullimet e kyçeve. Ajo kryhet më shumë për gjurin, kaviljen, shpatullën, bërrylat dhe kyçet e dorës.

Artroskopia mund të trajtojë:

• Dëmtimet e menisqeve, kartilagove, sinovias e të tjera.

• Kisti Baker, mbledhja e lëngut sinovial intra-artikular që shkakton ngurtësi dhe ënjtje.

• Shpatulla të ngrira, pra dhimbje dhe ngurtësim i shpatullës.

• Sindromi i tunelit karpal, një ndjesi si shpim gjilpërash, mpirje dhe ndonjëherë dhe dhimbje të dorës apo gishtave.

• Artrofibrozë apo inde të tepërta, për shkak të një traume të mëparshme që pengon funksionimin normal të kyçit.

• Nxitje kockash, që janë forma kockore jonormale që mund të shkaktojnë dhimbje të vazhdueshme.

• Sinoviti, inflamacioni i veshjes së brendshme të kyçeve.

Cilat janë përfitimet?

Më pak dhimbje post operatore, shenja shërohet më shpejt, më pak rrezik infeksionesh dhe pacienti mund të shkojë në shtëpi që ditën e ndërhyrjes.

Për më shumë informacion apo për të rezervuar një orar me Prof. Dr. Di Placido na kontaktoni në numrat e telefonit që ilustrohen në vijim:

📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë

🌐www.salus.al

➕𝐒𝐚𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐲𝐭