Çfarë është “Artriti”?
▶️Në fakt termi “Artrit” nuk përshkruan një sëmundje të vetme, por është një mënyrë joformale per t’ju referuar dhimbjes së kyçeve apo sëmundjeve që prekin artikulacionet.
▶️Ekzistojnë më shumë se 100 lloj patologji që shkaktojne problem me artikulacionet. Simptomat më të shpeshta janë: enjtja, dhimbja, ngurtësimi dhe reduktimi i amplitudës së lëvizjes. Ato variojnë nga forma të lehta në forma të moderuara e të rënda.
▶️Format e rënda të artriteve mund të shkaktojnë ndryshime të pa-riparueshme te kyçet dhe të çojne në dhimbje kronike, vështirësi në kryerjen e aktivitetit të përditshem, vështirësi në ecje, ngjitjen e shkalleve etj.
▶️Disa lloj artritesh shoqërohen edhe me prekjen e organeve te tjera, si zemra, mushkëria, veshkat, lëkura, muskujt, nervat, duke u konsideruar si sëmundje sistemike.
▶️Diagnoza e artritit bëhet duke u bazuar në ekzaminimin klinik, testet laboratorike dhe imazherike. Në varësi të llojit dhe stadit të artritit, ai mund të trajtohet nga Reumatologu, Ortopedi dhe kur shoqërohet me prekje të organeve të tjera, nga një ekip multidisiplinar.
✅Departamenti i Reumatologjisë në Salus: +355682053180 / www.salus.al