Cfarë është aneurizma e aortës abdominale?

Qëllimi i trajtimit për një aneurizëm të aortës abdominale është parandalimi i çarjes së aneurizmës. Kirurgjia në përgjithësi rekomandohet për aneurizma të mëdha ose nëse kemi rritje të shpejtë apo shfaqje të simptomave.

Lloji i operacionit të kryer varet nga madhësia dhe vendndodhja e aneurizmës, mosha dhe gjendja shëndetësore e përgjithshme.

Opsionet e trajtimit të aneurizmës së aortës abdominale mund të përfshijnë:

• Riparimi endovaskular. Kjo procedurë përdoret më shpesh për të riparuar një aneurizëm të aortës abdominale. Përfitimet e kryerjes së një riparimi endovaskular përfshijnë kohë më të shpejtë rikuperimi, më pak dhimbje dhe më pak rrezik për zhvillimin e komplikacioneve post-operatore. Megjithatë, trajtimi endovaskular nuk është një opsion për të gjitha aneurizmat e aortës abdominale.

• Kirurgjia e hapur e barkut, shërimi I së cilës mund të zgjasë një muaj ose më shumë.

Dr. Gastone Bergamaschi mjek ekspert në kirurgjinë vaskulare është i gatshëm t’ju ofrojë kujdesin më të avancuar shëndetësor. Me ekspertizën e tij në menaxhimin e problematikave vaskulare, ju jeni në duar të sigurta.

Mos hezitoni të zgjidhni cilësinë dhe kujdesin e shkëlqyer për shëndetin tuaj, telefononi tani në numrat:

📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë

🌐www.salus.al