Çfarë e shkakton Enuresën (urinimin në shtrat)

➡️Me siguri nuk e keni dëgjuar shpesh termin enuresë. Por nëse keni fëmijë, urinimi në shtrat mund tju duket dicka qe ju ndodh shpesh!

➡️Termi mjekësor për fëmijët që nuk janë në gjendje të kontrollojnë urinimin gjatë natës quhet enuresë e natës. Cfarë e shkakton enurezën?

Mjekët nuk e dinë gjithmonë arsyen e saktë të enuresës së natës. Por ata mendojnë se luajnë rol:
✅Problemet hormonale. Një hormon i quajtur ADH, bën që trupi të prodhojë më pak urinë gjatë natës. Por disa organizmi i disa fëmijëve nuk prodhon ADH të mjaftueshme, që do të thotë se mund të bëjnë më shumë urinë ndërsa janë duke fjetur.
✅Problemet e fshikëzës urinare. Fëmijët kanë fshikëza të vogla dhe nuk arrijnë të mbajnë për shumë gjatë urinën.
✅Gjenetikë. Fëmijët me enuresë shpesh kanë një prind i cili kishte të njëjtin problem në të njëjtën moshë.
✅Problemet me gjumin. Disa fëmijë mund të flenë aq thellë sa të mos zgjohen kur i vjen nevoja të urinojnë.
✅Anomalitë e traktit urinar, konstipacioni dhe infeksionet e traktit urinar
✅Problemet psikologjike. Disa ekspertë besojnë se stresi mund të lidhet me enurezën.
Mjekët nuk e dinë saktësisht pse, por më shumë kjo ndodh tek djemtë sesa tek vajzat.

☎️Konsultohu me mjekun urolog nëse fëmija juaj ka këtë shqetësim! Kontakto 0682053180 /

TË TJERA

Urtikaria

Urtikaria është një grup heterogjen sëmundjesh.Të gjitha tipet dhe nëntipet e urtikaries kanë një lloj reaksioni te perbashket specifik në lëkurë, si shfaqja e lezioneve

Lexo më shumë »

Radiologjia Dixhitale

🔎Avantazhet kryesore te Radiologjise Digitale konsistojne ne kualitetin e imazheve te perfituara permes nje teknologjie te avancuar. ✅Ne vecanti, imazhet mund te zmadhohen per te

Lexo më shumë »