Urologjia është ajo degë e mjekësisë që merret me Aparatin Uro-Gjenital. Urologjia ka patologji të shumta, por patologjia e prostatës është ajo që mbizoteron (patologji që fillon tek meshkujt pas moshës 50 vjec).
Por ajo qe vihet re ne Shqiperi, si patologji shumë e shpeshtë, është patologjia e kalkulozes së aparatit urinar (gurët).
Kalkulat ndahen në dy kategori:
- Kalkulat që formohen në aparatin urinar të siperm, në veshka; Kalkulat formohen ne pjesen me te madhe te rasteve ne veshka, që pervec patologjive metabolike dhe obstruktive është e lidhur edhe me menyrën e jetesës (ku përfshihet menyra e ushqyerjes, konsumi i likideve apo edhe shpeshtësia e kontrolleve tek mjeku etj).
- Kalkulat qe formohen ne aparatin urinar të poshtëm, në veziken urinare, formohen ne vezike per shkak te moszbrazjes se mirë të vezikes urinare (kryesisht tek meshkujt per shkak te patologjise së prostatës).
I) KALKULAT QË FORMOHEN NË VESHKE MUND:
- Të qendrojne në veshkë dhe të rriten në dimensione. Shpeshherë keta gurë nuk japin asnjë simptomatologji, dhe simptoma kryesore është dhimbja, pikërisht sepse kalkulat nuk bien në kanalin e urinës (në uretër) dhe kështu, duke mos bllokuar rrugën e urinës nuk shkaktojnë dhimbje. Për pacientin kjo situatë mbase mund të duket e kenaqshme, përderisa nuk ka dhimbje, por është problematike nga ana mjekësore sepse në mungesë të simptomave pacienti nuk e ndjen të nevojshme të shkoje tek mjeku per t’u vizituar. Trajtimi i këtyre kalkulave të medhenj, bëhet më i veshtirë dhe kryesisht është kirurgjikal;
- Kalkulat të bien në uretër, japin dhimbje të forta, në përgjithësi nuk mund të qetësohen me qetesues të marrë në formë tabletash nga goja (në kushte shtëpie), por vetëm me qetësues (gjilpera) të marra në rruge intravenoze (nga vena) ose intramuskulare (ne muskul). Vertet këta kalkula japin dhimbje shumë të forta, por detyron pacientin te shkoje tek mjeku, i cili do te vleresoje madhesine dhe vendndodhjen e kalkulit , dhe ne baze te ketyre te dhenave merret vendimi se ne cfare menyre do te trajtohet kalkuli.
1) Ne rastin e pare, kur kalkulat nuk japin simptoma, keshilla kryesore eshte kontrolli tek mjeku, i cili pas ekzaminimeve imazherike (Ekografi e Aparatit Urinar; Grafi e Aparatit Urinar; CT SCAN e Aparatit Urinar) dhe atyre laboratorike (Hemogramë; Azot/Kreatinemi; Urinë Komplet dhe Urokulturë) do të marrë vendimin për trajtimin e kalkulave renale. Trajtimi kalkulave renale, në funksion të madhesise se tyre dhe pozicionimit ne strukturat e veshkes, behet me:
– ESWL (i ashtuquajturi bombardimi i kalkulave, pa nderhyrje, por indikacioni duhet te jete shume korrekt);
– RIRS me Laser Litotripsi (kur arrihet te hyhet deri në veshkë dhe dhomëzat e saj me kamera dhe perdorimi i Lazerit për thërrmimin e kalkulit);
– URS me Laser Litotripsi (kur hyhet me kamera ne ureter dhe shkon deri ne pelvisin renal, fillimin e kanalit te urines, kanalin qe lidh veshken me fshikezen e urines dhe kalkuli qe ndodhet aty therrmohet me Lazer);
– PCNL (metoda me nje shpim, me nje porte hyrese nga lekura ne drejtim te veshkes, ku futet nje instrument me kamera dhe nepermjet Lazerit, ose Ultrasoikut therrmohet kalkuli);
– Nefrolitotomia ose Pielolitotomia (ndrhyrjet e hapura, klasike) te cilat po zene shume pak vend vitet e fundit ne trajtimin e kesaj patologjie.
Eshtë e rendësishme të theksohet që në rastin e patologjive obstruktive qe shkaktojne formimin e kalkulave, duhet zgjidhur edhe kjo patologji që të parandalojë formimin e tyre. Në rastet e tjera keshillohet konsumi i likideve, kontrollet e rregullta tek mjeku dhe një dietë e pershtatshme ushqimore.
2) Në rastin e dytë, kur kalkuli ndodhet në uretër, pas paraqitjes ne urgjence për shkak të dhimbjeve të forta, pacienti i nështrohet të njëjtave ekzaminime imazherike dhe laboratorike; kalkulat e vegjël deri ne 7 mm, maksimumi 8 mm, rekomandimi është trajtim konservator (në funksion edhe të analizave të kryera), me alfa bllokues, antiinflamator dhe antibiotik. Përseri ne funksion te ekzaminimeve të kryera, pritja me trajtim konservator per eliminimin spontan te kalkulit është 2-3 javë. Me pas, ne rast të moseliminimit te kalkulit spontanisht, pavarësisht dimensioneve te vogla te tij, rekomandohet trajtim kirurgjikal endoskopik. Ne rast se kalkuli ka dimensione mbi 7-8 mm, atehere rekomandimi është trajtim kirurgjikal endoskopik.
Trajtimi behet me:
- URS me Laser Litotripsi (hyhet me kamera kamera ne ureter dhe perdorimi i Lazerit per thërrmimin e kalkulit).
- KALKULAT QË FORMOHEN NË VEZIKEN URINARE
Ata vijne si rezultat i moszbrazjes se mire te vezikes urinare, si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Tek femrat, moszbrazja e e vezikes urinare ndodh tek ato qe kane Vezike Neurogjenike (pa aftesi te mira tkurrese, si per shembull tek njerezit e paralizuar), apo tek femrat qe kane Cistocele te grades se larte, (renia e vezikes urinare) dhe arsye te tjera.
Me e shpeshte eshte tek meshkujt, per shkak te patologjise se prostates qe ben obstruksion te zbrazjes se mire te vezikes urinare, dhe si pasoje e mbetjes se nje sasie te madhe urine ne vezike, kristalet qe normalisht permban urina precipitojne dhe me kalimin e kohes formojne gure (kalkula).
Trajtimi i ketyre kalkulave behet me:
- Cistoskopi me Laser Litotripsi (hyhet me kamera deri ne veziken urinare dhe therrmimi I kalkulave me lazer);
- Cistolitolapaxi (hyhet me kamera deri ne vezike dhe therrmimi i kalkulave mekanikisht me nje instrument);
- Cistolitotomi (metoda klasike e hapur per heqjen e kalkulave).
Por është e rendësishme të theksohet se trajtimi i tyre duhet te shoqerohet me trajtimin e patologjise baze aty ku eshte e mundur, ose permiresimi e situates aty ku eshte e mundur per te parandaluar perseritjen e formimit te kalkulave.
Dr. Ened Kacorri, mjek urolog me eksperiencë, i diplomuar në Rumani, ju pret në Salus për ekzaminime dhe ndërhyrje urologjike!
Kontakto në numrin 0682053180 / www.salus.al për të rezervuar një orar vizite me mjekun urolog.
Salus, spitali yt!