Deri në gjashtë muajsh të gjitha nevojat e fëmijës për ushqime dhe lëngje plotësohen vetëm me qumështin e gjirit, ose nëpërmjet ushqyerjes me qumësht formulash. Pas kësaj moshe fëmijës suaj duhet t’i jepni edhe ushqime të tjera shtesë për të plotësuar nevojat gjithnjë e në rritje për lëndë ushqyese, të cilat tani nuk arrin t’ia plotësojë vetëm qumështi i gjirit, apo qumështi i kutisë së formulave.
Kjo periudhë quhet periudha e fillimit të ushqyerjes plotësuese dhe e kalimit drejt ushqyerjes me ushqimet e familjes.
Rreth moshës 6-muajsh ju do të filloni të vëreni te fëmija juaj disa shenja që tregojnë se është gati për fillimin e shtesave ushqimore. Shenjat më të shpeshta që mund të ndeshen janë: Kur fëmija shikon se nëna, babai, vëllai etj, po hanë diçka, ngrihet dhe zgjatet drejt ushqimit, ju kap copën e bukës, lugën, pirunin, etj.
Ka dëshirë të fusë sende në gojë, të ndjejë dhe të shijojë, buzëqeshë, lëshon tinguj për të tërhequr vëmendjen
Është i/e interesuar dhe dëshiron të provojë shije të reja, i kanë dalë një, ose dy dhëmbë dhe ka dëshirë të kafshojë gjëra të forta.
Edhe pse ju i jepni rregullisht gji, sipas dëshirës, fëmija duket përsëri i uritur!
Refleksi i flakjes së ushqimit me gjuhë është zhdukur. Këtë refleks mund ta provoni kështu: vendosni në gojën e fëmijës një majë luge (ose lyeni gishtin tuaj) me muhalebi me miell orizi të pregatitur hollë, të përzier me qumështin e gjirit, ose të formulave. Nëse foshnja e nxjerr jashtëushqimin me gjuhë dhe vazhdon ta bëjë këtë pasi jeni përpjekur disa herë, ky refleks ende është i pranishëm dhe foshnja nuk është gati për tu ushqyer me lugë. Foshnja është e aftë të nxjerrë buzën e poshtme përpara dhe kështumund të marrë ushqimin me lugë.
Shkenca ka vërtetuar se një ushqyerje që në këtë moshë është mënyra më e mirë për të parandaluar dhjamosjen, disa sëmundje të zemrës, kanceret që mund të shfaqen kur fëmija juaj të ketë arritur moshën e të rriturit.
MBANI MEND! Gjatë kohës që ushqeni foshnjen tuaj duhet të jeni sa më të qetë, prandaj zgjidhni një kohë kur nuk jeni shumë të zënë, nuk keni nxitimpër të filluar ushqyerjen me lugë. Lëreni oreksin e fëmijës që të përcaktojë sa do të hajë, asnjëherë mos e detyroni ta mbarojë me forcë racionin që ka në pjatë.
Çdo ushqim i ri duhet filluar pak nga pak dhe vetëm një lloj. Lërini kohë fëmijës të mësohet me shijen e re. Psh. Nëse i keni filluarnjë muhalebi të pregatitur me miell orizi, prisni tre-katër ditë derisa tëfilloni supën me zarzavate. Gjatë kësaj kohe vëzhgoni fëmijën për shenja alergjie, skuqjeje tëlëkurës dhe fytyrës, diarre, të vjella. Pasi fëmija të jetë mësuar dhe të pranojë mirë dy ose më shumëlloje ushqimesh të reja, ato mund të përzihen me njëtra-tjetrën, psh: pureme patate dhe karrota, muhalebi me miell orizi dhe mollë të shtypur.
Deri rreth moshës 9 muajsh foshnjet nuk kanë ende dhëmbët për të përtypur ushqime të forta. Për këtë përmbajtja e ushqimeve duhet tëndryshojë nga të buta dhe gjysmë të lëngshme në fillim, në një përzierje në formë pureje më vonë dhe me copa të buta të grira imët pas 9 muajsh. Mielli i grurit këshillohet që të mos fillohet deri në moshën shtatë muajsh sepse përmban një proteinë të quajtur gluten që mund të shtojëmë shumë reaksione alergjike tek fëmija.
Perimet janë një ushqim i mirë fillestar sepse janë të pasura me vitamina e minerale dhe me një shije që nuk është e ëmbël. Pikërisht kjo shije bën që ato të jenë pak më të pëlqyeshme për foshnjen krahasuar me muhalebinë apo frutat. Mund ti filloni ato para frutave në momentet që shikoni se foshnjaështë më i/e interesuar karshi shijeve të reja. Si fillim për perimet këshillohen ato me ngjyrë të verdhë psh.karrotat, patatet, janë zakonisht më të pëlqyeshmet se psh bizelet jeshile. Pasi janë filluar zarzavatet e verdha më tej mund të shtohen ato me ngjyrë jeshile si spinaqi, lakrat, lulelakrat rekomandohet të fillohen nga muaji 11-12-të.
Ushqimit të fëmijës deri në fund të vitit të parë mos i shtoni kripë dhe sheqer. Asnjëherë mos e lini vetëm fëmijën, kur provon ushqimet me dorë apo kur ushqehet vetë sepse egziston rreziku i mbytjes.