Celiakia, një sëmundje komplekse autoimune.

❓Celiakia është një sëmundje imunomediate, në persona gjenetikisht të predispozuar, që shfaqet me gëlltitjen e glutenit duke shkaktuar një sindromë nga keqpërthithja me simptoma intestinale dhe ekstraintestinale.

Deri pak vite më parë mendohej se kjo sëmundje nuk ishte shumë e përhapur dhe që prekte me shumë moshën pediatrike. Me përparimin e diagnostikimit u vërejt se kjo sëmundje në fakt ishte shumë e përhapur dhe shfaqej edhe tek moshat e rritura.

Është një sëmundje që fshihet prej simptomave që ngjasojnë me sëmundje të tjera gastro-intestinale. Në formën më të njohur, sidomos tek fëmijët 6 muaj-2 vje, simptomat perfshijne:
rritje të pakët, diarre kronike, fryrje barku, asteni, humbje oreksi dhe irritueshmëri.

Kur shfaqet më vonë, në moshë shkollore, mund të sjellë dhimbje barku të përsëritura, kapsllëk, vonese puberteti, anemi nga mungesa e hekurit, defekte të smaltit të dhëmbëve.

Më pas mund të shfaqen shenja të prekjes së mëlçisë, rritje të trasnaminazave, dermatit në formë herpesi, apo simptoma neurologjike si humbje e vemendjes, hipotoni muskulare, etj.

❓Vazhdoni të keni shqetësime gastrointestinale kronike si: fryrje abdominale, rëndesë, humbje në peshë, diarre ose dhimbje pas konsumit të ushqimeve që përmbajnë gluten?

✔Sëmundja Celiake është një sëmundje komplekse autoimune.

⚠Pacientet që dyshohen për Celiaki, dhe që konsumojnë gluten, proteine që gjendet tek drithërat, kane nivele të larta të disa lloj autoantitrupave në gjakun e tyre.
➡Kjo përgjigje imunitare e provokuar nga gluteni, prodhon autoantitrupa që shkaktojnë inflamacion të enterociteve dhe dëmton vilet intestinale, që janë përgjegjëse për përthithjen e nutrienteve, vitaminave, mineraleve, elektroliteve etj. Ky dëmtim mund te çojë në malnutricion dhe malabsorbim.
Testet serologjike për sëmundjen Celiake janë hapi i parë, përpara se të kryhen proçedura invazive.

☎Kontakto departamentin e gastroenterologjisë në Salus: 042390500