Bronkoskopia është një test diagnostik që lejon eksplorimin e rrugëve kryesore të frymëmarrjes (trakea dhe bronket) dhe marrjen e mostrave të indeve ose sekrecioneve për teste laboratorike.
Ekzaminimi përbëhet nga futja e një tubi fleksibël, me diametër sa të një lapsi, mundësisht përmes hundës (ose përmes gojës ose, në disa pacientë, përmes Tracheostomy).
Si të përgatiteni për proceduren?
Konsultohuni me mjekun i cili propozon ilacet qe duhen marrë mengjesin e procedures dhe në ditët e mëparshme.
Çfarë ndodh gjatë procedures?
Para fillimit dhe gjatë kohëzgjatjes së hetimit, pacienti është i lidhur me një sistem monitorimi që ndjek aktivitetin kardiak dhe saturimin e oksigjenimit.
Oksigjeni administrohet gjithmonë gjatë procedurës.
Anestezia lokale e fytit, hundës, trakese kryhet duke thithur një lende anestetike. Nëse është e nevojshme, jepen medikamente intravenoze qe shkaktojnë përgjumje dhe ulin ndjeshmërinë (qetësimin).
Kur kalohet instrumenti përmes kordoneve vokale, pacienti mund të ketë ndjesine se nuk mund të marrë frymë, kjo është e përkohshme.
Gjatë ekzaminimit, pacienti duhet të bashkëpunojë sa më shumë me operatorin, për më tepër
ai nuk duhet të flasë.
Aspirimi i sekrecioneve dhe marrja e biopsive nuk janë të dhimbshme për pacientin.
Çfarë ndodh pas procedures?
Pacienti ndihmohet nga një infermiere derisa të jetë plotësisht i vëmendshëm, është e nevojshme te mos ushqehet për të paktën dy orë nga përfundimi i procedures për shkak se refleksi i gëlltitjes mund të mos jetë efektiv.
A ka ndonjë rrezik?
Bronkoskopia është një procedurë diagnostike e sigurt me pak efekte anësore. Komplikacionet janë të rralla: pneumothorax, gjakderdhje nga vendi i biopsisë, reaksion alergjik ndaj medikamenteve te perdorura, dispnea, ethe. Edhe më të rralla janë ndërlikimet më serioze.
Një kollë ose një sasi e vogël e gjakut në pështymë është normale për një ose dy ditë pas procedures.