Bronkoskopia

‍⚕️ Bronkoskopia konsiston në kalimin e paisjes nëpërmjet hundës ose gojës, në mënyrë që të vizualizohet pema e mushkërisë.

Nëse shqetësimi juaj do të jetë kolla e zgjatur, infeksione të përseritura të rrugëve të frymëmarrjes, kollitje me gjak, apo nje masë e cila vihet re nga ekzaminimet e ndryshme imazherike, atëherë bronkoskopia do të ishte procedura e duhur, për të arritur në një diagnozë përfundimtare.

Procedura e bronkoskopisë, mund të kryhet nëpërmjet anestezisë lokale, ose anestezise së përgjithshme. Është e nevojshme që përpara procedurës së bronkoskopisë, pacienti të jetë i pa ushqyer për të pakten 8 orë.

Dr. Eritjan Tashi, mjek pneumolog pret në Spitalin Salus të gjithë pacientët që vuajnë nga problemet me mushkëritë.
➡️Dr. Tashi është diplomuar për mjekësi në vitin 2009 në Universitetin e Mjekësisë Tiranë dhe specializuar për Pneumologji në vitin 2015.
➡️Ka kryer shumë trajnime dhe kurse jashtë vendit për fushën e pneumologjisë.
➡️Specialist në kryerjen e procedurës endoskopike të bronkoskopisë, një procedurë e cila lejon kontrollin e rrugëve ajrore.
➡️Autor i 15 publikimeve shkencore për patologjitë e rrugëve të frymëmarrjes dhe mushkërisë.

☎️Kontakto në numrin 0682053180 për të rezervuar një vizitë me mjekun Eritjan Tashi.