Bronkioliti tek fëmijët

CFARE ESHTE BRONKIOLITI TE FEMIJET?

Bronkioliti eshte nje infeksion i mushkerive. Ndodh kur femija ka enjtje ne rruget e vogla te qarkullimit te ajrit nepermjet mushkerive.Keto enjtje e bllokojne qarkullimin e ajrit ne keto rruge te ngushta te frymemarrjes (bronkiola). Kjo enjtje bllokon kalueshmerine e ajrit ne keto rruge. Bronkioliti zakonisht ndodh gjate stines se dimrit edhe ne fillim te pranveres. Prek me shpesh femijet e moshes me pak se dy vjec.

KUSH ESHTE SHKAKU I BRONKIOLITIT TEK FEMIJET?

Shkaktari me i zakonshem i bronkiolitit eshte nje gjendje virale qa ata mund te kalojne. Ne fillim, viroza komplikohet ne nje infeksion te rrugeve te siperme respiratore ku perfshihen hunda, goja dhe fyti. Me pas, perhapet ne drejtim te laringut, trakese duke kaluar me vone ne rruget e poshtme respiratore, mushkrite. Virusi shkakton inflamacion, gjithashtu shkaterrim te qelizave traktit respiratore, gje qe bllokon hyrjen dhe daljen e ajrit prej mushkrive te femijes. Bronkioliti shkaktohet me shpesh prej nje virusi te quajtur virusi syncytial respirator (RSV). Por edhe viruset te tjera mund te jene shkaktare si psh:

Rhinovirus
Parainflueza virus
Adenovirus
Influenza
Human metaphneumovirus
Ne raste te rralla bronkioliti mund te shkaktohet nga baktere.

CILET FEMIJE JANE NE RISK?

Bronkioliti eshte risk potencial per te gjithe femijet. Kjo semundje mund te perhapet shume thjeshte nepermjet sperklave pas kollitjes, teshtimave dhe komunikimit ne afersi. Por te disa femije kane me shume probabilitet te te semuren me bronkiolit.

Jane ata qe:

kane lindur para kohe (prematur)
jane ekspozuar ndaj tymit te duhanit
shkojne ne kopesht
kane probleme te tjera shendetesore te rendesishme
bashkejetojne me femije te tjere me te rritur
nuk jane ushqyer me gji

CILAT JANE SIMPTOMAT E BRONKILITIT NE NJE FEMIJE?

Bronkioliti ne fillimet e veta mund te ngaterrohet me nje gjendje virale e zakonshme. Kjo ndodh sepse sipmtomat fillestare jane pothuajse shume te ngjashme. Por femija juaj mund te kete kolle ose problem te tjera me frymemarrjen te cilat mund te perkeqesohen me kalimin e kohes. Simptomat me te zakonshme te nje bronkioliti jane:

rrjedhje hundesh
kongjestion
temperature
kolle
frymemarrje te shpejte apo e renduar
fishkellima ne kraharor
mungese oreksi
nervozizem
te vjella
Keto simptoma zakonisht zgjasin rreth nje jave dhe mund te ngjasojne me probleme te tjera shendetesore. Por ju duhet me patjeter te siguroheni qe femija juaj te diagnostikohet prej nje mjeku pediater.

KUR DUHET TE KONSULTOHENI ME MJEKUN PEDIATER?

Ju duhet ta lajmeroni mjekun specialist kur femija juaj:

ka probleme ne frymemarrje
merr nje ngjyre blu ne pamje, vecanerisht te buzet ose majat e gishtave
ka nje frymemarrje teper te shpejte

TË TJERA

Bursitis

👨‍⚕️Bursitis është një patologji që shkakton dhimbje dhe shkaktohet nga disa qeska të vogla të mbushura me lëngje (bursa) që prekin kockat, tendinat dhe muskujt

Lexo më shumë »