Biopsia e veshkës

📣📣Biopsia e veshkave kryhet prane Spitalit Salus nga mjeket Urologë!!!
Biopsia renale perkutane eshte nje procedure e cila kryhet me anestezi lokale me ane te se ciles merret material nga veshka duke perdorur thjesht nje age e drejtuar nga echografia renale.

🏥Pergjigja qe merret nga perpunimi i materialit na ndihmon ne diagnostikimin e nje sere patologjive qe njihen me emrin glomerulonefrite qofshin keto primare apo sekondare dhe patologjive intersticiale te veshkes.

Biopsia renale rekomandohet te kryhet dhe ne pacientet me veshke te transplantuar , ne te cilet vihet re mosfunksionim i graftit i shoqeruar me rritje e vlerave te kreatinemisë.

Indikacionet e kryerje se biopsise renale
➡️Sindrom nefrotik
➡️Sindrome nefritike akute
➡️Proteinuri e izoluar
➡️Hematuri e izoluar
➡️Humbje e pashpjegueshme e funskionit renal
➡️Semundje sistemike ( Lupus eritematoz i diseminuar)
➡️Pacientet e transplantuar te cilet bejne flakje te transplantit

Kunderindikacionet
⚠️Probleme me koagulimin e gjakut , tendeca per hemoragji
⚠️Hipertension severe i pakontrolluar
⚠️Infeksion aktiv renal apo perirenal
⚠️Infeksione te lekures ne vendin ku do kryhet procedura.

Perkujdesja post nderhyrjes
✅Rekomandohet qe pacienti te qendroj ne spital te pakten 12 ore ku do te vleresohet gjendja e pergjithshme nese ka apo jo tendence per hemoragji, dhe behet monitorimi i tensionit arterial.

☎️Kontakto 0682053180 për më shumë informacion! www.salus.al / info@salus.al

TË TJERA