Biopsia e prostatës

Biopsia e prostatës kryhet në rastet kur kemi dyshim që pacienti ka TUMOR PROSTATE, pra kur analiza e PSA del e rritur ose ka NODUSE TË FORTË në prostatë që ndjehen gjatë vizitës nga mjeku urolog.

Biopsia e Prostatës konsiston në marrjen me një age të disa fragmenteve të prostatës, duke e ndjekur me sondë ekografike trans-rektale.

Duhet ndonjë pergatitje e veçantë për këtë procedurë?
5 dite përpara duhen ndaluar medikamentet që ndikojnë në koagulimin e gjakut (hollues gjaku si aspirina, warfarina etj.) dhe zëvendësohen me heparin subkutane.
Merret një antibiotik përpara biopsisë.

Është e dhimbshme kjo procedurë?
Normalisht pacienti nuk ndjen dhimbje gjatë procedurës sepse kryhet nën anestezi lokale. Procedura zgjat rreth 20 – 30 minuta.
Në ditët pas biopsisë pacienti mund të ketë gjak në urinë ose në spermë, që gradualisht fillon dhe zhduket. Rreziqet e procedurës, (të cilat ndodhin shumë rrallë janë):
bllokimi në urinim dhe në këtë rast duhet vendosur kateter urinar për 4-5 ditë;
infeksion me temperaturë të lartë

TË TJERA